Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Super-operacioni i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Super-operacioni i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar

Pas disa muajsh hetime dhe zbardhje përgjimesh, SHÇBA në bashkëpunim me Gjykatën e Tiranës kanë dhënë “urdhër-arrestin” për 4 efektivë policie në Tiranë, dhe pezullimin nga detyra të disa të tjerëve në Korçë. Këta punonjës policie, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor.

Janë pezulluar nga detyra:

– Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
– Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë
– Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Janë arrestuar:

– Durim Murja
– Jashar Shehu
– Arjan Balla, të tre oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Në “Arrest shtëpie”:

– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

NJOFTIMI I SHÇBA:

Më datë 20.10.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka zhvilluar operacionin e koduar “Rei”, duke ekzekutuar masat e sigurimit personal për 10 punonjës policie në DVP Tiranë dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Ekzekutimi i masave të sigurimit personal u krye në bazë të Vendimit të Gjykatës datë 19.10.2021, për 10 punonjësit e policisë, si më poshtë vijojnë;
1. Inspektor D. M., 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
2. Inspektor A. B., 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.
3. Inspektor J. SH., 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.
4. Inspektor M. H., 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
5. Komisar K. GJ., 44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
6. Komisar K. P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
7. N/komisar P. F., 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
8. Inspektor Ç. A., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
9. Inspektor Genci H., 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
10. Inspektor K. K., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Ekzekutimi i masave të sigurimit personal për punonjësit e policisë të sipërcituar u krye pas hetimeve intensive disa mujore në kuadër të proçedimit penal Nr. 4261/2021, duke aplikuar metoda speciale të hetimit.

Si rezultat i këtij hetimi janë administruar prova dhe fakte të cilat i implikojnë këta punonjës policie në veprimtari të kundraligjshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale. Konkretisht, këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.

Hetimet vazhdojnë SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Tags: arrestimepoliciaSHÇBA

TË LIDHURA

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Next Post
“Ka të shkuar kriminale”, deputetja e PD-së fsheh ndryshimin e emrit të babait

"Ka të shkuar kriminale", deputetja e PD-së fsheh ndryshimin e emrit të babait

Beteja e Berishës është e humbur? Soreca flet ‘pa doreza’

Beteja e Berishës është e humbur? Soreca flet ‘pa doreza’

Talebanët ia presin kokën volejbollistes afgane

Talebanët ia presin kokën volejbollistes afgane







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

by mirseda
14:09 | 14/04/2026
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të...

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com