E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Sulmet e Berishës/ Haklaj: Selinë e PD-së nuk e merr dot me grusht shteti!

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka reaguar lidhur me përplasjet e forta brenda PD-së dhe incidentit që është krijuar sot pasi u kyçën dyert e selisë blu. Mbështetësit ‘pro Berishës’ iu drejtuan sot selisë blu, pasi kryedemokratit Basha i skadoi afati i ultimatumit që Sali Berisha i kishte vendosur për të liruar selinë e PD–së dhe për të lënë lidershipin. Një grup i Komisionit të Rithemelimit, me në krye Flamur Nokën, tentuan të hapnin dyert, por u përballën me të papriturën. Berisha kishte vendosur që të dërgonte vetëm Nokën dhe disa deputetë në këtë ‘mësymje’ të parë, duke mos qenë vetë i pranishëm. Azgan Haklaj e ka cilësuar si të paprecedentë sulmin që ndodhi në PD. E madje për të, mbështetësit e Berishës do të dështojnë me turp, ata që nëpërmjet ultimatumeve po përpiqen të rrëmbejnë PD-në në mënyrë antistatutore duke kryer kështu mirëfilltasi grusht shteti.

Berisha i dha ultimatum Bashës që të lironte zyrën deri më 5 janar, por kryedemokrati i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, e i paraprirë një sulmi të mundshëm. Ndërkohë më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu, ‘thirrur për forcimin e PD-së’.

Azgan Haklaj i paraprin asaj që mund të ndodhë, duke thënë se çdo skenar dhune për pushtimin e PD-së do të dështojë me turp!

Statusi

PDSH është e përgatitur për të shkërmoqur çdo skenar dhune

“Përmbaruesit” e Berishës si vikingët e Ëilliam pushtuesit

“Na shpëto nga furia e vikingëve o Zot”!( postulat anglez).

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Selia e PD-së është shtëpia jonë e përbashkët.

Eshtë e paprecedentë të sulmosh tempullin e lirisë dhe demokracisë dhe besimit në Zot.

E kanë të pamundur dhe do të deshtojnë me turp ata që me ultimatume po përpiqen të rrembejnë Partia Demokratike në mënyrë antistatutore duke kryer kështu mirëfilltasi grusht shteti.

Institucionet legjitime të Partisë Demokratike të Shqipërisë kryesia, keshilli kombëtar, kolegji i kryetarëve të rretheve, kuvendi kombëtar me 5004 delegatë legjitimë përfaqësues të demokratëve shqiptarë janë shprehur në menyrë plebishitare me votën e tyre me vullnetin e lirë dhe kanë mbështetur kryetarin e PDSH-së të zgjedhur me referendum blu.

Ata i dhanë fund absolutizmit berishist dhe mercenarizmit politik.

Shembën kultin e individit, institucionin e hipokrizisë e dualitetin politik.

Asnjë revolucion “paqësor” nuk mund ti imponohet vullnetit të demokratëve.

Regjenca e dalë nga kryefoltorja, mitingu i 11-të dhjetorit kërkon me çdo çmim përplasje, dhunë, gjak dhe mort.

Deklaratat e herëpashershme të komisionit regjent.

Thirrjet publike të tyre për akte dhune kërkojnë që arkën e formularëve false të Palokës ta kthejnë në arkëmort në oborrin e PD-së.

Lexo edhe :   Berisha me akuzë të re: Basha, pas kompanive të basteve!

Demokratë të Shqipërisë!

Ju bëj thirrje tepër vllaznisht e shumë shqiptarisht të gjithë demokratëve të Shqipërisë.

Mos u mashtroni nga propaganda e shfrenuar por tu përdorur mish për top nga arkitektët e “revolucionit” konservator.

Revolucioni nuk ka asnjë lidhje me konservatorizmin.

Revolucionet kanë lidhje me bolshevizmin e fashizmin( tufat e shkopinjëve lidhur nën një spatë).

Filozofia e tyre është dhuna, terrori, vrasjet.

Çdo skenar dhune për pushtimin e PD-së do të deshtojë me turp.

Partia Demokratike e Shqipërisë është përgatitur për të shkërmoqur çdo lloj skenari të një pakice të vogël të mbështetur nga Trekëndëshi i Bermudës.

PDSH do të shëmbë regjimin e vjetër autokratik dhe muret e korrupsionit.

Epoka e re demokratike po lind.

Lexo edhe :   Pse Meta po njeh 30 qershorin?

Vellezër dhe motra demokratë!

Të gjithë diktatorët e neodiktatorët një fytyrë kanë.

Jetojmë në dekadën e tretë të mileniumit të tretë dhe jemi shtet anëtar i Natos e nuk mund të përligjet sot regjimi i terrorit si ai jakobin në kohën e Maksimilian Robespierit në Revolucionin Francez të vitit 1789.

Berisha nuk mund të pushtojë me dhunë e terror PD-në, të djegë e shkatërrojë dhe të përndjekë demokratët që mendojnë ndryshe si perandori romak Neroni që dogji Romën dhe përndiqte të krishterët në shekullin e parë të erës sonë.

Domokratët janë paqësorë e nuk mund të bëhen të dhunshëm e të kujtohen si vandalët që shëmbën Romën në shekullin e pestë të erës tonë.

Demokratët nuk janë shkatërrimtarë e plaçkitës e të kujtohen si vikingët që u shfaqën në vitin 793 të erës sonë të udhëhequr për më shumë se dy shekuj barbarët Eriku i Kuq e Knuti i madh etj, që në vitin 1066 të udhëhequr nga Ëilliam pushtuesi pushtuan Anglinë në mënyrë mizore, e për të cilët ka mbetur si postulat lutja angleze e kohës:

“Na shpëto nga furia e vikingëve o Zot”.

Selia e PD-së nuk mund të digjet si Reichstagu në Gjermani me dt 27 shkurt të vitit 1933 nga Hitleri sepse jemi shtet i Natos.

Demokratët krenohen me historinë e tyre sepse shëmbën diktaturën më të egër në Europë të Pol Potit shqiptar Enver Hoxha e nuk mund të sulmojnë shtëpinë e tyre të përbashkët, tempullin e lirisë, demokracisë dhe të besimit në Zot.

E përsëris edhe njëherë!

Vellezër dhe motra demokratë, mos bini pre e egos së shfrenuar për pushtet me dhunë e Sali Berishës sepse Selinë e PD- nuk e merr dot me grusht shteti.

Berisha do të krijojë një parti të re për familjen, një organizatë antiamerikane dhe antiperëndimore.

Atëherë ju do të zhgënjeheni sepse do të ndiheni të mashtruar e tradhëtuar, por do të jetë vonë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...