Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nëna me fëmijët në Gjermani, gjykata shqiptare i jep kujdestarinë të atit

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë e Stop” në lidhje me një proces divorci të bërë në Tiranë, sipas të cilit 3 fëmijët i janë dhënë babait. Ky i fundit ka mbi 5 vjet, që nuk ka asnjë komunikim fëmijët.

Ana tregon, se në vitin 2015 u shpërngulën familjarisht në Gjermani, por për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale u nda me bashkëshortin.

Tre muaj pasi burri doli nga shtëpia, Shërbimi Social merr fëmijët për 23 muaj. Ana thotë, se ka bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Ish-bashkëshortin e kthen policia në Shqipëri dhe rastësisht më vonë, zonja merr vesh, që ishte divorcuar dhe fëmijët i kishin kaluar të atit nga gjykata shqiptare.

“Unë jam Ana Gjokola, jetoj në Berlin dhe kam 3 fëmijë. Në 2015 ne vijmë familjarisht për një jetë më të mirë në Gjermani. Ama dhuna psikologjike dhe dhuna verbale nuk na la, që të jetonim bashkë. Ndahemi. Në Janar ai doli nga shtëpia, në Prill fëmijët i merr Shërbimi Social për 23 muaj. Kam bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Në Shkurt 2017 atë e ka dëbuar policia për Shqipëri. Në Dhjetor të 2017 unë i kam marrë fëmijët dhe kam rregulluar dhe letrat. Jam me letra gjermane dhe fëmijët i kam në shkollë, kanë një jetë normale. Unë aksidentalisht marr vesh, që unë isha ndarë dhe fëmijët i kanë kaluar babait. Pa asnjë lloj kontakti, pa e ditur për fëmijët, sesi janë, qysh janë, tek janë, ku janë. Ai ka thënë –“I ka braktis mami dhe ka ik me dikë tjetër.” Unë nuk i kam braktis fëmijët e mi për asnjë moment. Gjykata Shqiptare ia ka dhënë atij”, tha denoncuesja.

“Stop” shkoi në fshatin Allgjatë të Vaqarrit, për të takuar ish-bashkëshortin Lulëzim Feza. Por atje gjetën vëllain e tij.

Gazetarja: Si jeni? Unë jam Domenika, gazetare e Stop-it. Do kisha dëshirë të takohesha me Lulëzimin!

Vëllai: S’është këtu!

Gazetarja: Çfarë pune bën?

Vëllai: Punëtor i thjeshtë!

Gazetarja: Ndërtim? Ku?

Vëllai: Po, po!

Gazetarja: Punon në Tiranë!

Vëllai: Po!

Gazetarja: Vetëm Luli punon këtu, te shtëpia?

Vëllai: Po, Luli!

Gazetarja: Sa persona jeni në familje?

Vëllai: Gjithsej jemi 7!

Gazetarja: 7 persona! Vetëm Luli punon!

Vëllai: Vetëm Luli!

Vetë Lulëzim Feza pranon se punon punëtor dhe me pagën e tij jetojnë 7 veta, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fëmijët.

“Kontakti im me fëmijët i fundit ka qenë përpara se të largohesha nga Gjermania. Unë kisha ditën e fëmijëve dhe më erdhi policia në darkë. Më thanë që do të kthehesh për Shqipëri. Po unë erdha këtu, kapa një avokat. Kam bërë shumë seanca gjyqi, e kam fituar. Gjyqtar kam pas Martin Dedën dhe gjyqin e kam fituar.  Psikologia nuk ka folur me fëmijët sepse nuk ka pasur asnjë lloj rekomandimi. Unë marr një rrogë 500 mijë lekë, mbaj 7 persona. Mbahet familja, si nuk mbahet familja”, tha ai./tvklan.al

Tags: Ana GjokolaBerlinsherbimi social

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Next Post

Humbje e madhe për sportin shqiptar! Ndahet nga jeta Arben Laze

I vodhi valixhen me para e bizhuteri floriri kushërirës, policia nxjerr pamjet

Koreja e Veriut teston me sukses një raketë hipersonike







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

by mirseda
09:03 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, pas natës së katërt...

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com