Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Studimi: Çiftet që postojnë shumë në mediat sociale, janë të pasigurt mbi raportin e tyre

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Studimi: Çiftet që postojnë shumë në mediat sociale, janë të pasigurt mbi raportin e tyre

Deklarimi i ndjenjave ndaj dikujt në internet, nuk është diçka e pazakontë këto kohë. Sa herë që kontrollojmë llogaritë tona në rrjetet sociale, përhumbemi duke parë gjestet dhe mendimet romantike, që ndahen nga ata që janë çmendurisht të dashuruar. Dhe disa prej nesh, janë njerëz të tillë.

Por shkencëtarët kanë zbuluar se shumë çifte, mund të fshehin në fakt një anë të errët të mirëqenies së tyre në pamje të parë të përsosur, dhe kjo është diçka mbi të cilën duhet të reflektojmë. “Bright Side” ka zbuluar se postimet e shpeshta, nënkuptojnë pasigurinë tek një çift.

Në parim, mund të jetë krejtësisht e shëndetshme, që të ndani herë pas here me të tjerët ndjenjat tuaja romantike.

Për shembull, studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që kishin si foto profili një foto në çift, ishin më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre dhe ndiheshin më pranë njëri-tjetrit. Por sipas ekspertëve të tjerë, ekziston një kufi se deri ku mund të shkojë kjo. Në studimin “A mund ta them që jam në një lidhje, espozimi në Facebook”, një grup shkencëtarësh hipotezuan se ata që përpiqen ta bëjnë marrëdhënien e tyre sa më të dukshme për të tjerët, mund të ndjehen të pasigurt për ndjenjat e partnerit të tyre.

Dhe kjo ide u provua të ishte e saktë, gjatë një eksperimenti që përfshiu 108 çifte. Secili prej 216 personave të përfshirë në studim, plotësoi çdo natë për 2 javë rresht një pyetësor të shkurtër në internet. Ata raportuan ndjenjat dhe mendimet e tyre mbi marrëdhënien që kishin, si dhe aktivitetin e tyre në Facebook duke përfshirë foto, postimet në wall, komentet dhe përditësimet e statusit.

Sipas rezultateve, në ditët kur pjesëmarrësit ndjeheshin më të pasigurt, ata postuan më shumë informacione që lidheshin me marrëdhëniet e tyre. Ekspertë të tjerë, i konfirmuan gjetje të tilla, duke e forcuar më shumë hipotezën. Ky përfundim, u mbështet edhe nga ekspertja e marrëdhënieve, Niki Goldshtein.

Sipas saj, njerëzit që promovojnë “marrëdhëniet e tyre në internet, përballen me pasiguritë, ose kanë probleme me partnerin e tyre”. Për shembull, ata e kërkojnë tek të tjerët vlefshmërinë e marrëdhënies së tyre, ku pëlqimet dhe komentet mund të jenë shumë të vlefshme.

Por pasiguria nuk është problemi i vetëm. Studiuesit nga Universiteti i Brunelit, zbuluan gjithashtu se njerëzit që i përditësojnë për ndjekësit që kanë në rrjetet sociale të dhënat më të fundit mbi partnerët e tyre romantikë, mund të kenë një vetëvlerësim të ulët.

Sipas shkencëtarëve, një sjellje e tillë mund të shpjegohet me dëshirën për të rritur vlerën e vetvetes, dhe për të hedhur poshtë përshtypjet e të tjerëve, se lidhja e tyre është me probleme. Ata kërkojnë vlerësim, për t’i treguar vetes dhe të tjerëve se marrëdhënia e tyre është në rregull, duke dëshmuar kësisoj se ata janë gjithashtu në rregull.

Sigurisht, nuk ka asnjë mjet matës, nëse e tejkaloni kufirin e postimeve në lidhje me marrëdhënien tuaj. Në përgjithësi, fakti nëse postoni shumë apo preferoni të heshtni mbi jetën tuaj romantike, varet nga mënyra se çfarë ju ndjeni se ka më shumë rëndësi.

Përpara se të ndani diçka në rrjetet sociale mbi dashurinë tuaj, mundohuni ta dëgjoni veten herës tjetër. A dëshiron të postosh diçka, sepse është një moment vërtet i lumtur në marrëdhënien tënde të vërtetë, apo sepse je më i interesuar të mësosh se si ajo duket në internet? Sa shpesh postoni mbi marrëdhëniet tuaja? Pse? A mendoni se ka të vërteta në këtë studim?/ TIRANA TODAY

Tags: ciftetmarrëdhënie jo të shëndetshmepasigurtpostojnëraportirrjete socialestudim

TË LIDHURA

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim
Kuriozitete

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

19:45 | 22/08/2025
Ky në foto është një peshkaqen i rrallë
Bota

Ky në foto është një peshkaqen i rrallë

10:52 | 22/08/2025
Next Post
“Nxënësi qëllon me armë në oborrin e shkollës”, Berisha nxjerr videon

Denoncimi i radhës nga Berisha: Bajrat dhe deputeti i Ramës diktojnë tarifat në tregun e shumicës

Video/U largua pas 11 vitesh nga Supersport, ja ku do ta shohim Ilda Bejlerin

Video/U largua pas 11 vitesh nga Supersport, ja ku do ta shohim Ilda Bejlerin

Pse opozita u tërbua kaq shumë me Lali Erin!

Ilaçi i Edi Ramës kundër strategjisë antisistem të opozitës!

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!
Aktualitet

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!

by mirseda
17:48 | 23/08/2025
0

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile...

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor! Do ta kujtojmë si një model

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor! Do ta kujtojmë si një model

17:39 | 23/08/2025
Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

16:59 | 23/08/2025
Tragjedi në Kinë/ Shembet ura hekurudhore në Qinghai, 12 të vdekur dhe katër të zhdukur

Tragjedi në Kinë/ Shembet ura hekurudhore në Qinghai, 12 të vdekur dhe katër të zhdukur

16:28 | 23/08/2025
Jep dorëheqjen ministri në Holandë! Nuk siguroi vota në parlament për sanksione të reja ndaj Izraelit

Jep dorëheqjen ministri në Holandë! Nuk siguroi vota në parlament për sanksione të reja ndaj Izraelit

16:19 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com