Kronikë

Studenti nxjerr videon e terrorit: Shikoni si Policia e Shtetit na dhunon

               Publikuar në : 09:55 - 11/01/19 marsela

Forca të shumta të policisë kanë qënë prezente që në orët e para të ditës tek Fakulteti i Ekonomikut.

Pas raportimeve se mes policisë dhe të rinjve ka patur përplasje fizike, madje njëri prej tyre është lënduar në njërën dorë, studenti Klajdi Bello ka publikuar edhe një video të momentit të tensionit, në korridoret e Fakultetit të Ekonomikut.

#TerrorPolicorStudente, vellezer dhe motra!Shikoni se si mercenaret e qeverise, te kamufluar nen uniformen e Policise se Shtetit, ushtrojne dhune mbi studentet, Fakulteti Ekonomik.Tirane, 11 Janar 2019, ora 09:33Vijon…

Gepostet von Klajdi Bello am Freitag, 11. Januar 2019

Bashkëngjitur videos në fjalë, ai ka shkruar:

“Terror policor

Studente, vellezër dhe motra!

Shikoni se si mercenarët e qeverisë, të kamufluar nën uniformën e Policisë së Shtetit, ushtrojnë dhunë mbi studentet, Fakulteti Ekonomik”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT