Ekonomi

Valutat e huaja “shembin” Lekun, Euro arrin në 124.7 lekë

               Publikuar në : 10:18 - 11/01/19 M. S

Monedha kombëtare leku, e ka mbyllur javën tejet i zhvlerësuar nga monedhat kryesore ndërkombëtare. Euro ka shënuar një kthesë të madhe gjatë ditës së premte, duke u forcuar me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta e eurozonës këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.7 lekë në blerje dhe 125.7 lekë në shitje.

Po me 0.7 lekë për njësi është forcuar gjithashtu edhe dollari amerikan gjatë ditës së sotme kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 108.1 lekëve.

Të njëjtin trend rritës ka ndjekur gjithashtu edhe paundi britanik, i cili është rikuperuar ndjeshëm të premten, pas një zhvlerësimi të regjistruar një ditë më parë. Kështu, monedha ka arritur të fitojë 0.5 pikë ditën e sotme duke kapur vlerën e 137.5 lekëve.

Leku paraqitet mjaft i dobët edhe përballë dollari australian dhe atij kanadez në mbyllje të javës. Monedhat kanë marrë veten duke rifituar 0.8 pikë secila dhe këmbehen sot respektivisht për 77.8 dhe 81.8 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së premte dhe vijon të këmbehet për 110 lekë në blerje dhe 11 lekë në shitje. /SCAN

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT