Kryesore

“Lufta” sapo ka filluar/Rama tallet me Metën: Doktoresha e Shkencave i ka vjedhur passwordin

               Publikuar në : 10:01 - 11/01/19 marsela

Qëndrimin kritik të Metës ndaj Ramës, ky i fundit ka zgjedhur që ta kthejë sipas versionit të tij. Pas paralajmërimit të presidentit Meta, një kundërpërgjigje ka ardhur në kohë reale nga ana e kryeministrit Rama, i cili ia ka kthyer përmes ironisë. Me anë të një komenti në Twitter, ai i drejtohet të gjithë qytetarëve që të mos marrin seriozisht komentin e Metës.

Meta bënte me dije se Rama ka bërë gabim fatal duke kërcënuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndërsa me ironi, Rama i përgjigjet se presidentit mund t’i ketë vjedhur passwordin bashkëshortja, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa shton më tej se i ka çuar provat e Gentit, dhe për këtë arsye vuan.

 

Kthehu