Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Studentët arratisen jashtë Shqipërisë, 44 mijë më pak se 4 vjet më parë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Në katër vitet e fundit, për çdo vit akademik po ulen më pak studentë në auditorët e universiteteve shqiptare. Në vitin 2018 u regjistruan rreth 129 mijë studentë, prej të cilëve 23 mijë janë regjistruar në universitetet private, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT. Në krahasim me një vit më parë, numri i studentëve ra me 7%. Rënia ka qenë më drastike duke iu referuar 4 viteve më parë, ku numri i studentëve shënoi rekord prej rreth 174 mijë. Sot në auditore ulen 44 mijë studentë më pak. Vetëm në Universitete publike numërohen rreth 37 mijë studentë më pak.

Studentët nuk janë tkurrur vetëm në arsimin publik. Në universitet private tkurrja e numrit të studentëve ka nisur më herët. Në 2012-n ishin të regjistruar në universitetet private rreth 35 mijë studentë. Aktualisht në universitetet private studiojnë 23 mijë studentë,  rreth 11 mijë studentë më pak.  Rënia e studentëve në universitete privat lidhet dhe me mbylljes e shumë institucioneve të arsimit të lartë jo publik të cilat nuk plotësonin kushtet.  23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

Ulja e numrit të studentëve po ndikohet kryesisht nga tendenca e plakjes së popullsisë, por edhe nga emigracioni i të rinjve. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e grup moshës 15-24 vjeç u reduktua me 55 mijë persona në 2017-n, në krahasim me vitin 2014. Pesha e kësaj grupmoshe ka zbritur në 16% të totalit në vitin 2017, nga 19% që ishte një dekadë më parë (në 2007-n).

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë).

Përveç tendencës së plakjes së popullsisë, emigracioni dhe vendimi për të studiuar jashtë janë arsye të tjera të rëndësishme. Një studim i PNUD me studentët që jetojnë jashtë gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet.

Të rinjtë nga Shqipëria kanë një dëshirë të pazakontë për të studiuar jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Anketa e zhvilluar me 303 studentë shqiptarë jashtë vendit kryesisht në Itali, Gjermani, Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pa se 70% konsideruan studimet universitare si hapi i parë për të banuar jashtë vendit dhe 24.4% u përgjigjën “Ndoshta”.

Vetëm 5.6% iu përgjigjën se kishin nisur studimet jashtë jo si një mundësi për të jetuar atje. Në lidhje me kthimin në Shqipëri pas diplomimit, përgjigjet e nxënësve shqiptarë janë edhe më të qarta. 49% e tyre pohojnë se nuk kanë ndër mend të kthehem në Shqipëri në të ardhmen e afërt”, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar pas një periudhe kohore jashtë vendit”. /Monitor

 

Tags: shqiperiaStudentët

TË LIDHURA

Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
Next Post

Lëvizja e beftë/ May shtyn votimin për marrëveshjen e Brexit

Sherr "live" në "Dance With Me" mes Alketës dhe Robertit

May u lutet liderëve të BE-së, sot “gjunjëzohet” para Merkel







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

by mirseda
11:48 | 08/06/2026
0

Protestat masive që kanë përfshirë Shqipërinë ku behet thirrje pre dorëheqjen e qeverisë vijojnë të tërheqin vëmendjen...

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

“Mbro natyrën, sa je në kohë!”, Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës, mesazhi i fortë

11:03 | 08/06/2026

KAPITUJT E INTEGRIMIT/ Gonzato: Siguria ushqimore nuk është thjesht një procedurë teknike

10:46 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com