Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Studente ekselente jashtë shtetit, në Shqipëri nuk gjen punë (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Studente ekselente jashtë shtetit, në Shqipëri nuk gjen punë (Video)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantuan sot platformën e re “Mjekë për Shqipërinë” për aplikantët që kërkojnë të punësohen në sistemin shëndetësor në vendin tonë.

Por emisioni “Stop” në Tv Klan ka sjellë rastin e një studenteje ekselente të diplomuar në Universitetin e Pavia në Itali, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master me rezultate të larta. Rajmonda Rrapaj, mamaja e studentes, tregon gjithë burokracitë që po has e bija për një punë në Shqipëri. Në Universitetin e Mjeksisë kishte 4 vende të lira pune, dhe studentja aplikoi për 3 pozicione, duke përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara. Megjithatë, kishin kaluar 20 ditë nga aplikimi dhe ende vajza nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Rajmonda Rrapaj, e ëma e studentes: Vajza ime ka mbaruar studimet në Universitetin e Pavia 3+2. Ka mbaruar me vlerësim maksimal. Duke parë vlerësimin që po u bëhet studentëve ekselentë, punësimin e studentëve ekselentë, aq më tepër ata që vijnë nga jashtë, menduam që të kthehet, edhe për arsyet tona familjare. Në datën 2 Prill pamë që në Universitetin e Mjekësisë ishin hapur 4 pozicione pune për laborante. Përshtypja e parë që më bëri, që nuk m’u duke shumë transparente, ishte fakti që aplikohej vetëm me dosje tek zyra e protokollit, jo online. Ju përgjigjëm për të tëra, siç duhej. Vajza ka aplikuar për 3 pozicione. Në datën 12 Prill ishte data e fundit e mbylljes së aplikimeve. Dhe nuk kemi asnjë përgjigje. Nuk është thirrur as për fazën e intervistës. Jemi drejtuar me disa emaile sekretarisë së universitetit. Na thonë vetëm kaq, që është një komision që merret me vlerësimin e dosjeve. Ka mungesë transparence dhe objektiviteti.

Znj.Rajmonda Rrapaj u interesua pranë zyrës së Burimeve Njerëzore të Universitetit të Tiranës për të marrë informacion lidhur me aplikimin e vajzës. Aty i thonë se duhet të mblidhet fillimisht komisioni që të shqyrtonte dosjet, dhe më pas personat që kanë bërë aplikim do të njoftoheshin. Mirëpo, edhe pse kishin kaluar të gjitha afatet e përcaktuara nga vetë Universiteti, komisioni i përbërë nga 3-5 anëtarë nuk ishte mbledhur.

Burimet Njerëzore: Për çdo vend pune ngrihet një komision, që i vlerëson.

Denoncuesja: Këtë e dimë! Ma kanë thënë të tërë nëpër e-maile.

Burimet Njerëzore: …që përbëhet zakonisht nga 5 veta maksimumi dhe minimumi 3 veta.

Denoncuesja: Kanë kaluar 20 ditë…

Burimet Njerëzore: Tashi rregullat keni ndërmend, t’i caktoni juve, apo i vënë ata?

Denoncuesja: Jo, jo! Nuk caktoj rregulla, i zbatoj rregullat!

Burimet Njerëzore: Po zbatoji atëhere! Unë po të them mos cakto data kot ti, se s’të takon fare të caktosh data!

Burimet Njerëzore: Komisioni kur të mblidhet, ne gjithmonë i lajmërojmë kandidatët, qoftë ata që vijnë për intervistë, qoftë ata,që nuk thirren, domethënë. Përderisa s’keni marrë akoma përgjigje, do të thotë që komisioni nuk është mbledhur dhe nuk i ka parë dosjet.

Gazetarja e “Stop” u takua edhe me Sekretaren e Dekanit të Universitetit të Mjekësisë, për shkak të mungesës së këtij të fundit.

Gazetarja: Vendet që janë hapur vakante, konkurset, që janë hapur për laborante në këtë Universitet.
Sekretarja:  Nuk di të të them tashi edhe kancelarin nuk e kemi, është me leje. Ndërsa profesori sapo na doli, është në Ministri.

Megjithatë, pas interesimit të emisionit “Stop” për këtë çështje, duket se gjërat filluan të lëviznin. Zyra e Burimeve Njerëzore të Universitetit të Mjekësisë u dërgoi email të gjithë aplikantëve, duke i vënë në dijeni se ka filluar shqyrtimi i dosjeve të tyre. /tvklan.al

 

Tags: ekselenteshqiperistudente

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
“Ia kam bërë të qartë edhe zotit Rama”, Meta flet për dialogun Kosovë-Serbi

“Ia kam bërë të qartë edhe zotit Rama”, Meta flet për dialogun Kosovë-Serbi

Mosdekretimi i Cakajt/ Meta: Kisha mosbesim, jam komod që Rama drejton diplomacinë

Mosdekretimi i Cakajt/ Meta: Kisha mosbesim, jam komod që Rama drejton diplomacinë

“Jam Bleona Mata, vajza e Bukuries”, dëshmia e shkodranit: Ja ku e takova vajzën

“Jam Bleona Mata, vajza e Bukuries”, dëshmia e shkodranit: Ja ku e takova vajzën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com