Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Strategjitë politike të qeverisë dhe opozitës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Strategjitë politike të qeverisë dhe opozitës

Nga: Klementin Mile

Beteja politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës, nga pikëpamja komunikative, po dëshmon përdorimin e një strategjie që shquhet mbi të tjerat. Ajo nuk lidhet as me promovimin e programit elektoral, as me paraqitjen e ekipit qeverisës, as me theksimin e ndonjë aftësie të jashtëzakonshme të liderit.

Këto të fundit janë strategji normale dhe tërësisht të arsyeshme në dispozicion të partive. Programi, ekipi dhe lideri japin arsye për të diferencuar ndërmjet ofertave politike e për të vendosur, duke përdorur kapacitetin arsyetues, cilën parti të votosh. Këto janë, në thelb, substanca racionale e vendimarrjes së elektoratit, premisat për të konkluduar zgjedhjen politike.

Ndryshe nga ato, strategjia kryesore në fushatën elektorale ende të pashpallur në vendin tonë, i përket lëmit të irracionales. Lëvizjen e parë drejt këtij irracionaliteti e ka bërë qeveria, duke e detyruar pastaj edhe opozitën të vendoset në pozita irracionale mbrojtëse. Më konkretisht, bëhet fjalë për përdorimin e apelit të popullit, Argumentum ad Populum, që është një gabim logjik i rëndomtë. Në fushata të mëparshme në vendin tonë, ky gabim logjik është përdorur në versionin direkt të tij, duke i bërë apel frikës ose emocioneve të tjera të popullit. Për shembull, në vitin 2005 slogani i socialistëve të Fatos Nanos ishte “Mbro të ardhmen”, duke u përpjekur të fitonin vota nga frika e popullit prej ardhjes përsëri në pushtet të Sali Berishës.

Por, koha për ta përdorur si armë politike apelin direkt të popullit ka përfunduar. Kjo sepse politika nuk arrin të emocionojë më si më parë, nuk arrin të ngjallë as shpresën dhe as frikën e shumicës së popullit. Për këtë arsye, qeveria Rama sot, në fund të dy mandateve të saj, po përdor apelin indirekt të popullit. Ajo nuk mund të frikësojë kënd me “gogolin Sali” dhe as nuk mund të entuziazmojë më turmat me dajre dhe festa ku premtohet me bujë rilindja e vendit.

Qeveria ka zgjedhur t’i mbushë mendjen popullit se është ende shumicë, madje shumicë dërmuese dhe e padiskutueshme. Gabimi logjik, pra, është i formës ‘meqë turma beson diçka, atëherë duhet ta besosh edhe ti atë gjë’. Konkretisht, meqë shqiptarët besojnë se zgjedhjet do t’i fitojnë socialistët, secili prej nesh duhet ta besojë këtë gjë dhe të marrë vendimin e tij bazuar në këtë besim. Ideja është që të paktë janë ata që do të zgjidhnin të votonin për humbësin, shumica do të shkonin në kampin fitues.

Për të realizuar këtë strategji politike, natyrisht, nevojitet që të përhapet në popull besimi se qeveria vazhdon të mbetet shumicë dhe opozita pakicë. Dhe çfarë më mirë se mediat mund ta përhapin këtë besim në formën e informacionit. Prandaj shohim gjithandej në mediat e kontrolluara nga qeveria sondazhe dhe opinione që shprehin, herë me entuziazëm dhe herë me keqardhje për opozitën që “nuk po arrin të ngrihet dot në nivelin e kërkuar”, se fitorja e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme është jashtë çdo diskutimi.

Opozita, nga ana e saj, është e dyzuar në qëndrimin e vet. Nga njëra anë mundohet t’i përgjigjet racionalisht strategjisë irracionale të qeverisë, duke e zhvendosur debatin te çështjet e bilancit të qeverisë, të kryeministrit Rama dhe të korruptimit dhe paaftësisë së ekipit të tij, duke pyetur ‘Si mund të vazhdojnë të jenë shumicë socialistët me një bilanc të tillë, me një lider kaq skandaloz dhe me një ekip kaq të korruptuar dhe të paaftë?’; dhe nga ana tjetër, duke dyshuar në efektivitetin e qasjes së parë, duke vazhduar me të njëjtat mënyra, por me mjete shumë më të pakta, se qeveria për t’u treguar shqiptarëve që shumica, në fakt, është opozita. A nuk është kjo arsyeja për këmbënguljen e opozitës se Ramën e refuzuan 85 përqind e shqiptarëve në zgjedhjet e 30 qershorit?

Pas dy mandatesh në pushtet, socialistët e Ramës nuk kanë strategji tjetër përveçse t’i bëjnë apel irracionalitetit popullor, sepse premisa substanciale për të votuar për ta nuk mund të gjejnë. Ata janë treguar koherentë në këtë drejtim: kanë shtënë në dorë mediat, kanë marrë në prehër liderët e opinionit publik dhe e kanë goditur pareshtur imazhin moral të opozitës, kapitalin simbolik të saj.

Opozita, nga ana tjetër, ka vuajtur prej lirisë së zgjedhjes. Ajo ka në dispozicion edhe strategjinë irracionale për të bindur popullin se është shumicë, por edhe strategjinë racionale për të bërë diferencën substanciale me qeverinë në terma të programit, ekipit dhe vizionit të liderit. Opozita duhet të zgjedhë dhe t’i qëndrojë në mënyrë koherente strategjisë racionale, sepse vetëm aty disponon burimet, mjetet dhe argumentet për të qenë superiore ndaj qeverisë. /Gazeta Liberale

Tags: Klementin MileopozitaQeveriarama

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
“Puna e mësuesve po vazhdon”, Shahini sqaron skenarin se kur duhet të zhvillohet mësimi në kushte shtëpie

“Puna e mësuesve po vazhdon”, Shahini sqaron skenarin se kur duhet të zhvillohet mësimi në kushte shtëpie

Kufiri detar/ Cakaj: Greqia zgjerohet 12 milje aty ku e lejon gjeografia

Kufiri detar/ Cakaj: Greqia zgjerohet 12 milje aty ku e lejon gjeografia

Arrestohet 36-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, lëvizte me pistoletë nëpër Vlorë

Arrestohet 36-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, lëvizte me pistoletë nëpër Vlorë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim
Kuriozitete

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

by mirseda
19:45 | 22/08/2025
0

Një vajzë amerikane 29-vjeçare u vetëvra pas një bisede me një terapist virtual të ChatGPT. Historia dramatike...

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

19:40 | 22/08/2025
42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, të riut i kanë prerë veshin. Arrestohen tre persona

19:34 | 22/08/2025
Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

19:17 | 22/08/2025
IT në krye të listës, të rinjtë lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

IT në krye të listës, të rinjtë lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

19:02 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com