Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka sqaruar se si do të vijojë mësimdhënia në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie.
Teksa vlerëson punën e mësuesve, të cilët u angazhuan maksimalisht që nga fillimi i pandemisë, Shahini thotë se orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla.
Mësimi në shkolla pritet të fillojë më 14 shtator me kushtet e reja të përcaktuara, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Statusi
Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për #RTSHShkolla po vazhdon.
Orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie.
https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2659354254321671