Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Stop” nxjerr blof dy mjekët që marrin 12 mijë lekë pa bërë asnjë vizitë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Stop” nxjerr blof dy mjekët që marrin 12 mijë lekë pa bërë asnjë vizitë

Një banor i zonës së Bathores në Tiranë, është ankuar pranë emisionit “Stop” në Tv Klan, se në qendrën shëndetësore të kësaj zone, mjekët japin raport mjekësor të aftësisë për punë pa kryer asnjë nga 5 kontrollet e nevojshme.

Mjafton që të paguash 12 mijë lekë të vjetra nën dorë! Sipas procedurës normale, qytetarët që kërkojnë raport për aftësinë në punë, duhet të kryejnë 5 kontrollet e detyrueshme, dhe ky shërbim kushton 2 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa në qendrën shëndetësore të Bathores, mjekët e japin për 12 mijë lekë të vjetra, pa kryer asnjë kontroll.

Qytetari: Vajta në qendrën shëndetësore Bathore, dhe kërkova një raport që jam i aftë për punë. Ata më kërkuan 12 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që më plotësuan dokumentin, unë i pyeta për çfarë janë këto 12 mijë lekë.

Ata më thanë që janë për dokumentin që do të japim ne, gjoja sikur ti po viziohesh me të vërtetë. Isha i detyruar ta blija. U habita, kur një shoku im e ka marrë pa asnjë lekë.

Nuk bëra asnjë kontroll. Thjesht më tha sy dhe vesh i ke. Para 3 muajsh e ka marrë nusja ime, ka paguar 12 mijë lekë, vjehrra ime që ka marrë dokument që është e aftë për punë për t’u regjistruar në një fabrikë, ka marrë prapë të njëjtën gjë. I kërkova mandatin, më tha nuk ka mandat për 10 mijë lekëshin. Pse të merret 12 mijë lekë kot?

Dy mjekët e qendrës shëndetësore në Bathore, Elidjan Behluli dhe Fatbardha Dervishi janë filmuar nga kamera e fshehtë, teksa secili prej tyre u jep qytetarëve raportin mjekësor të aftësisë për punë, kundrejt pagesës 12 mijë lekë të vjetra nën dorë.

KAMERA E FSHEHTË TEK MJEKU ELIDJAN BEHLULI:

Qytetari: Dua një raport, që je i aftë për punë!

Elidjan Behluli: A je i aftë për punë, apo?

Qytetari: Po, a je i aftë për punë?

Elidjan Behluli: A do me vazhdu punë të re?

Qytetari: Po dhe më duhet të bëj një patentë për vinç.

Elidjan Behluli: Aaa, do me vazhdu punë. Ai raporti mjeko-ligjor asht me rregulla. Duhet me bo ca analiza, ca gjana. Pa analiza bën 12 mijë lekë.

Qytetari: 12 mijë lekë ëë?

Elidjan Behluli: Po!

Qytetari: Shiko, të ta sqaroj, që mos të jemi…për me bo këto analizat!

Elidjan Behluli: Kjo pjesa, ta jap ty unë. Kjo është sëmundje e dermatologjisë, sëmundje e shëndetit mendor, okulisti duhet me i bo këto analizat.

Qytetari: Aha, duhet me i bo! Tashi duhet me shku, me i bo unë këto?

Elidjan Behluli: Ta jap me shkrim unë, që mos të të sorrollas andej. 12 mijë lekë është.

Qytetari: Ok! Në rregull!

Qytetari: Karta e identitetit të duhet?

Elidjan Behluli: Kartat jo, s’ka nevojë!

Elidjan Behluli: Urdhëro! Kjo është!

Qytetari: Kjo është, ëë?

Elidjan Behluli: Po, pa merak fare!

Qytetari: Sa lekë bën?

Elidjan Behluli: Aq sa të thashë.

Qytetari: (Numëron lekët) 10…12. Inshalla s’më qesin ndonjë problem tjetër!

Elidjan Behluli: Jo, jo!

Qytetari: Po qe se nuk është në rregull, vij prapë unë!

Elidjan Behluli: Patjetër! A je i aftë për punë, ma sqaroi tamam. Kështu që në qoftë se do për patentë, për ndonjë gjë tjetër të ndihmoj unë për formular…

KAMERA E FSHEHTË TEK MJEKJA FATBARDHA DERVISHI:

Qytetarja: Ç’kemi? Si jeni? Tani duhet të shkoj në punë, në fabrikë edhe më duhet një vërtetim pune, që jam në gjëndje…

Mjekja: Aa.., ti do bësh analizat?

Qytetarja: Që jam në gjëndje.

Mjekja: Sy e vesh, të gjitha i ke.

Qytetarja: Dua t’i bëj me analiza!

Mjekja: Gjoja!

Qytetarja: Gjoja…

Mjekja: Ok! Si të duash ti! (qesh)

Qytetarja: Ok! Sa kushton kjo, për t’u bërë, se s’e kam haberin fare?

Mjekja: S’ke hyrë ndonjëherë në punë?

Qytetarja: Ku di unë! Hera e parë, që po shkoj në punë.

Mjekja: 12 është kështu pa analiza, pa vizita.

Qytetarja: Ok!

Mjekja: Më jep kartën e identitetit!

Qytetarja: Kam patentën, a të prish punë?

Qytetarja: 12 thatë, se bo? 10…12. Jemi në rregull?

Mjekja: Po!

Qytetarja: Mirupafshim! Gjithë të mirat!

Të dy mjekët në fjalë janë filmuar duke marrë para për këtë procedurë. Por kur i pyet gazetarja përse japin raport mjekësor të aftësisë në punë pa kryer 5 kontrollet e nevojshme, mjeku Behluli mohon kategorikisht të ketë bërë një veprim të tillë.

Ndërsa kolegia e tij nuk ka një qëndrim kaq kategorik, dhe mesa kuptohet nga sjellja e saj, është e vetëdijshme që emisioni “Stop” i ka të filmuara rastet në fjalë.

Gazetarja: Unë kam disa denoncime që këtu në qendrën shëndetësore jepen raporte mjekësore për aftësinë në punë me lekë.

Mjekja: Ne e bëjmë me analiza.

Gazetarja: Ju keni dhënë këto raporte për shumë qytetarë. Si mund të japësh që është i aftë për punë, dhe nuk ke bërë asnjë kontroll nga asnjë specialist, dhe nesër-pasnesër do bëhet shofer.

Mjekja: Kam bërë vizitat, analizat, të gjitha.

Gazetarja: Si mund të kushtojë një raport 12 mijë lekë (të vjetra)?

Mjekja: Jo mi nuk kushton 12 mijë lekë.

Gazetarja: Si mund të japësh një raport mjekësor i aftë për punë pa bërë asnjë kontroll?

Mjekja: Po bëhen mi kontrollet.

Gazetarja: Kur e keni bërë ju?

Mjekja: Bëhet vizita, është kartela dhe të gjitha. Në qoftë se ka probleme që janë pacientë të sëmurë…

Gazetarja: Ju i keni çuar të gjithë tek specialistët përkatës?

Mjekja: Jo të gjithë çohen, vetëm kush ka probleme.

Gazetarja: Ku e kupton ti që ka problem apo s’ka problem.

Mjekja: Po bëhet vizita, shifet, dihet pacienti.

Gazetarja: Ti nuk ke bërë asnjë vizitë, ti e sheh. Merr 12 mijë lekë, dhe jep raportin i aftë për punë. Si mundet ta bësh këtë gjë?

Mjekja: Po kush e ka bërë mi ti…

Gazetarja: Denoncime kam dhe për ju. Që ju i lëshoni raportet mjekësore të afta për punë me vlerën 12 mijë lekë.

Mjeku: Absolutisht që nuk ndodh kjo punë!

Gazetarja: Nuk e keni bërë?

Mjeku: Absolutisht që jo!

Gazetarja: Si mund të japësh raport i aftë për punë, në momentin që ti nuk bën 5 kontrollet tek specialistët?

Mjeku: Nuk kam bërë, ti më thua mua që e ke bërë. Ok, thirre pacientin kush është ankuar.

Gazetarja: Unë e kam me fakte!

Mjeku: Thirre pacientin.

Gazetarja: Nuk dua ta thërras pacientin, ti e ke bërë dhe je i vetëdijshëm.

Mjeku: Të lutem dil jashtë.

Gazetarja: Si mund ta quash tjetrin të aftë për punë, dhe nesër del shofer. Ti nuk i ke kontrolluar as sytë, as veshët, as dermatologji, as psikiatri.

Mjeku: Unë i di shumë mirë si veprohet, nuk është nevoja që të ketë denoncime.

Gazetarja: Pse nuk i zbatoni?

Mjeku: Më gjej pacientin edhe hajde pastaj bisedojmë.

Gazetarja: Ta gjej unë pacientin, shife në emision. /tvklan.al

 

 

Tags: BathoreDoktorikontrollepacientët

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Skandali/ Fëmijë, emigrantë dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it

Skandali/ Fëmijë, emigrantë dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it

Thellohet skandali/ “Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm”

Thellohet skandali/ "Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm"

SHBA paralajmërojnë Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus

SHBA paralajmërojnë Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com