Njëzet e pesë persona kanë humbur jetën në spitalin e kryeqytetit të Indisë, si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Drejtori i spitalit ka deklaruar se mungesa e oksigjenit në spital shkaktoi vdekjen e njëzet e pesë pacientëve, të cilët kishin nevojë për sasi të mëdha oksigjeni, shkruan BBC.
Një cisternë oksigjeni mbërriti menjëherë në strukturat shëndetësore, pas paralajmërimit se 60 pacientë të tjerë ishin në prag të vdekjes. Megjithatë, situata mbetet kritike.
Shumë spitale kanë vendosur në mjediset e jashtme tabela ku shkruhet :“Na vjen keq, nuk pranojmë pacientë tjerë në sepse nuk po na furnizojnë me oksigjen.” Ndërsa spitale të tjera u kanë kërkuar pacientëve të shkojnë diku tjetër për të marrë shërbim mjekësor.
Shtatë muaj më parë, vendi është ndeshur me një mungesë të ngjashme oksigjeni. Por, këtë herë, sipas raportimeve lokale, situata është shumë më e rënduar.