Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Spitali ‘Francez’ brenda në QSUT kthehet në vatër infeksioni, ish-deputetja nxjerr faktet

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spitali ‘Francez’ brenda në QSUT kthehet në vatër infeksioni, ish-deputetja nxjerr faktet

Një nga vatrat kryesore në QSUT është edhe Spitali Francez. Denoncimi i radhës vjen nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, teksa thotë se janë ambientet e këtij spitali që infektojnë pacientët.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo zbulon se i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me COVID-19.

Ish-deputetja bën përgjegjëse qeverinë, që sipas saj, nuk i ka pasjisur me maska dhe veshje mbrojtëse personelin mjekësor.

Në vazhdën e denoncimeve, Duma shprehet mjaft e shqetësuar se si mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!

Statusi

Vatra më e re dhe më e rrezikshme e Covid 19, që përveç stafit mjekësor po infekton dhe qytetarët, është salla operatore e Spitalit Francez.

Pas rezultateve të testimeve, thuajse i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19. Arsyeja e infektimit është përgjegjësi drejtpërdrejtë e qeverisë e cila po prodhon para me koncesionin e “Sani Servis”. Sani Servis është kompania që duhet t’i pajisë me set një përdorimësh personelin dhe që sipas shumë denoncimeve të ardhura nga ky bllok, kompania e qeverisë nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse, ndërsa merr miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për këtë shërbim.

Mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!

Kompania qeveritare merr nga xhepat e shqiptarëve mesatarisht 280 euro për sterilizimin e një kiti operator, edhe nëse nga ky kit përdoret vetëm një gërshërë sërish kompanisë i shkon e gjithë pagesa.

Po ashtu kompania ka përgjegjësinë e veshjeve dhe maskave mbrojtëse për bllokun operator, të cilat siç dëshmojnë mjekët kanë munguar.

Për këtë arsye janë ndërprerë operacionet kirurgjikale dhe ato të emergjencës duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Spitali nga shpëtues i jetës po kthehet në vatër rreziku për jetën.

Babëzia e qeverisë po rrezikon përhapjen në masë të virusit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Siç mund të shihet tek PPP-ja e qeverisë, vlera që i jepet kompanisë është 37. 700 lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.

Spitali Francez është spital terciar ku trajtohen urgjencat jetë kërcënuese të cilat kryhen vetëm në këtë bllok operator për të gjithë vendin, nga mosha zero vjeç.

Tashmë është i mbyllur dhe nuk kryhet më asnjë operacion për shkak të infektimit të gjithë stafit.

Tags: Grida DumakoronavirusQSUTspitali francez

TË LIDHURA

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Next Post
Rudina Hajdari bën lëvizjen e papritur, në mes të mbledhjes së Këshillit Politik

Rudina Hajdari bën lëvizjen e papritur, në mes të mbledhjes së Këshillit Politik

“Rama e kishte mendjen tjetërkund”, Basha: E paralajmërova për COVID-19

“Rama e kishte mendjen tjetërkund”, Basha: E paralajmërova për COVID-19

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Rama

Jeni gjobitur nga autoritetet greke? Rama jep njoftimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com