Spitalet në Spanjë po përpiqen me të gjithë format për të përballur epideminë. Aktualisht numri i vdekjeve për sot është rritur në 4.089, ku 655 njerëz kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.
Zyrtarisht, Spanja tani është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi pas Italisë. Në orët e para të ditës, parlamenti spanjoll votoi për zgjatjen e masave të urgjencës që kufizojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç daljeve jetike, si blerja e ushqimeve, ilaçeve dhe për punë.
Këto dy video, pasqyrojnë situatën e rëndë që po përjetojnë banorët atje. Virusi vdekjeprurës ka goditur ashpër azilet e pleqve.
Të rinjtë dhe banorët e një qyteze hodhën gurë dhe sulmuan një flotë me autoambulanca që po sillnin pacientët e moshuar me koronavirus në një qendër të re kujdesi.
Është dashur ndërhyrja e policisë, për të shpërndarë protestuesit që rrethuan azilin e ri.