E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Spiropali: Me Edi Ramën jemi drejt fitores së mandatit të 3-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur, duke shtuar ndër të tjera se ai dhe ekipi i tij kanë bërë maksimumin për të mbajtur shtetin në këmbë në kohë kur opozita braktisi parlamentin dhe presidenti u bë palë me opozitën.

E ftuar në “RealStory” Spiropali u shpreh se Rama do të fitojë mandatin e tretë dhe këtë gjë sipas saj e tregojnë sondazhet.

“Edi Rama gjithmonë ka bërë zgjedhjet e duhura. Ka mbajtur shtetin në këmbë. Kemi dy mandate që qeverisim, dhe siç tregojnë sondazhet ne jemi drejt rrugës për të marrë mandatin e tretë se kurrë më parë në Shqipëri. Do e marrim sepse opozita që braktisi parlamentin dhe presidenti që çdekretoi zgjedhjet me një akt të paprecedentë, kishte përballë Edi Ramën që mbajti në këmbë shtetin.

Jemi sot kur Këshilli i Europës ka çelur negociatat me ne dhe Maqedoninë. Rama ka bërë zgjedhjet e duhura si në frymë si në njerëz si askush më parë. Dhe këto zgjedhje do i gjykojmë me rezultanin e e 25 prillit. Milva Ekonomi, Çuçi, Xhaçka etj, janë jo vetëm ministra politikë, por njerëz dinjitozë dhe punëtorë. Janë njerëzit e duhur në kohën e duhur, katër muaj para zgjedhjeve. “, tha Spiropali.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...