Sot delegacioni i PE erdhi me qëllim kryesor diskutimet për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri mes Qeverisë dhe opozitës, e ndërsa Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se ndërkombëtarët i thanë gjërat qartë.
“Delegacioni i PE foli troç fare, duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e Parlament jo legjitim”, tha ndër të tjera ajo.
Duke apeluar ndaj ish kolegëve deputetë, që të reflektojnë dhe të mos humbasin sipas saj më shumë se çfarë kanë humbur, ajo ka theksuar se “shtëpia e përbashkët është në BE, dhe jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit”.
“Opozita është e dëshpëruar, nuk di më çfarë flet. Opozita ka frikë nga drejtësia. Ne vlerësojmë mbështetjen e BE. Ndërkombëtarët e duan Shqipërinë në BE. Keqardhje për opozitën, sepse shqiptarët nuk e meritojnë këtë shfaqje konfliktualiteti. Eshtë koha për të qenë bashkë, për qëllimin kombëtar që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Shqiptarët nuk e meritojnë që opozita të sillet si në vitin 1919. PE foli troç dhe qartë, Parlamenti është legjitim. Jemi me dorën shtrirë drejt opozitës. Reflektoni!”, deklaroi Spiropali.