Spanja ka shënuar sërish një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 217 viktima, 33 vdekje më shumë se ditën e djeshme. Kështu numri total i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar në 27,321.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,551 raste të reja, duke e çuar në 272,646 numrin total të rasteve të konfirmuara me koronavirus në Spanjë.
Vendi renditet i dyti në botë me numrin më të madh të të infektuarve, pas SHBA që numëron më shumë se 1,4 milionë raste.
Prej së hënës më 11 maj, më shumë se gjysma e 47 milionë banorëve të Spanjës hynë në fazën e dytë të planit të qeverisë për lehtësimin e bllokadës.
Në kuadër të saj, mjediset e jashtme të bareve dhe kafeneve mund të hapen në 50 për qind të kapacitetit, ndërsa brenda apo jashtë shtëpive mund të mblidhen deri në 10 persona së bashku.
Më shumë se 1,4 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa rreth 300 mijë persona kanë humbur jetën.