Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK/ Vrasja e oficerit Santiago Malko, cilët janë nëntë të hetuarit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Nëntë të hetuar për vrasjen e ish oficerit të policisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet për vrasjen e oficerit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht 2019 në kryeqytet. Sipas njoftimit të SPAK, janë dërguar për gjykim 9 të pandehur të akuzuar për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal”.

Sipas dosjes zyrtare të hetimit, mësohet se janë dërguar në gjykatë si të pandehur, Leonard Duka banues Tiranë, në mungesë, Erlis Duka banues Tiranë, në mungesë, Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim, Oltian Loga banues Tiranë, në mungesë, Aleksandër Maxhaku, banues në Tiranë në mungesë, Fatmir Hyseni (Musai), banues në Vlorë, në mungesë, Dritan Agaj banues në Tiranë, në mungesë, Xhoni Nica, banues në Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe Elvis Gaçaj, banues në Tiranë, në gjendje të lirë.

Për SPAK, të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj akuzohen për veprën penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për ngjarje të ndodhur në gusht 2019 pak pas orës 22:00, në zonën e njohur si  “Xhamlliku” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri, Santiago Malko.

Gjithashtu, të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen edhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj.

Sipas SPAK, i pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa Oltjan Loga akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Të gjithë të pandehurit akuzohen nga SPAK dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal”.

I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar në prill 2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj,  në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar po në prill 2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë. Elvis Gaçaj akuzohet nga SPAK dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërkohë, mësohet se SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj Xhoni Nica, i hetuar edhe në fillim si i dyshuar për kryerjen e veprave bashkë me grupin.

Çfarë roli kanë luajtur të pandehurit ditën e ngjarjes?

Në fillim u arrestua vetëm Blendi Teta, ndërkohë që tetë të tjerë u shpallën në kërkim.  Dyshimet bënin fjalë se plani për vrasjen e Malkos u thur në lokain e vëllezërve Leonard Duka dhe Erlis Duka. Këta persona dyshohet se ndoqën dhe ekzekutuan më 27 gusht në rrugën ‘Xhanfize Keko’, shtetasin Santiago Malko, ish-oficer policie dhe më pas një personazh i njohur në botën e krimit për sa kohë rezultonte i përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të tjerave edhe atë të ndodhur 4 tetorin e vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj edhe ky një personazh i njohur i botës së krimit. Mësohet se autorët kanë lëvizur me dy makina, konkretisht në automjetin tip ‘Scoda Roomster’ kanë qenë të ulur këta persona Ilir Selmani, i cili drejtonte këtë automjet, në vendin e parë Blendi Tetaj, i cili është tashmë i arrestuar me akuzën për moskallëzim krimi, Leonard Duka dhe Ervis Metani, ky i fundit i larguar pak minuta para se të ndodhte ngjarja. Këta persona kanë bërë disa lëvizje. Ndërkohë që në automjetin tip ‘Volkswagen’, golf janë ndodhur personat Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni. Ata fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar në fakt, në drejtim të banesës së Santiago Malkos pas shumë ecejakesh në atë zonë dhe disa rrugica.

Në dosjen hetimore është shkruar se Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre. Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko. Duhet theksuar se të gjithë këtë dëshmi e ka dhënë shtetasi i arrestuar Blendi Teta, i cili nuk është gjendur në momentin e ngjarjes që ishte larguar pak minuta para ngjarjes dhe ka qenë i fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Ndërkohë që shtetasi Ervis Metani rezulton i përfshirë vetëm për faktin se automjet ‘Golf 5’ është në pronësi të këtij shtetasi.

Motivet e vrasjes

Në fillim u dyshua se Santiago Malko kishte pasur një debat dhe një konflikt të hershëm me Leonard Dukën, të cilit më pas i ka kërcënuar me armë babain dhe dy kushërinj. Megjithatë, pista kryesore e hetimit ishte për shkak të trafikut të drogës dhe përfshirja në ngjarje të tjera kriminale.

Dyshimi tjetër lidhej me përfshirjen e ish oficerit të policisë në një atentat në Durrës, ku u përdor e njëjta skemë atenatati. Bëhet fjalë për atentatin ndaj Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë në të njëjten skemë në Durrës. Harizajt iu bë pritë nga 5 persona që qëlluan mbi të me breshëri, duke lëshuar mbi 50 plumba. Edison Harizaj ishte një emër i njohur për botën e krimit në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai njihej me nofkën ‘Il Padrino”, pasi shumë kishin frikë prej tij. Sipas Policisë ai ishte anëtar i një bande të fuqishme dhe kishte kryes disa krime.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5” në zonën e njohur si “Xhamlliku”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh./ Tirana Today

Tags: oficerSantiago MalkoSPAKvrasja

TË LIDHURA

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Next Post
Mbi 1500 të helmuar, gjenden baktere të ujit në Deçan

Mbi 1500 të helmuar, gjenden baktere të ujit në Deçan

Tifozi 100-vjeçar i Messit që ka shënuar çdo gol

Tifozi 100-vjeçar i Messit që ka shënuar çdo gol

Më në fund në treg edhe kanabis Made in Germany

Më në fund në treg edhe kanabis Made in Germany

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave
Bota

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

by mirseda
22:13 | 16/06/2025
0

Një sulm tragjik ndodhi këtë të hënë pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, ku më...

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

21:46 | 16/06/2025
Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

21:43 | 16/06/2025
Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:41 | 16/06/2025
Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com