Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mbi 1500 të helmuar, gjenden baktere të ujit në Deçan

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Mbi 1500 të helmuar, gjenden baktere të ujit në Deçan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dhënë një komunikatë zyrtare në lidhje me helmimin e mbi 1500 banorëve në Deçan.

IKSHPK bëri me dije se në mostrat e ujit, janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm, teksa ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit janë duke vazhduar.

Institucionet shëndetësore në Deçan, janë duke u përballur me fluks pacientësh, që raportojnë simptoma të helmimit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë, mbi 1,500 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Komunikatë për media

Më datën 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje. Menjëherë pas marrjes së lajmit në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto fshatra me ujë për pije.

Brenda ditës, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hulumtimin në terren dhe identifikimin e burimit të infeksionit. Pas marrjes së mostrave të ujit janë kryer analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Këto analiza kanë rezultuar në kufijtë e lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuar sipas UA 16/2012. Rezultatet e analizave dëshmuan që nuk ka mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve të ujit për pije UA 16/2012.

Ndërkohë në institucionet e KPSh-së në deçan iu është ofruar ndihma mjekësore të gjithë qytetarëve të prekur. Hulumtimi laboratorik i shkaktarit ka vazhduar në terren dhe në laboratoret e Mikrobiologjisë dhe QLT në IKShPK.

Në mostrat e  ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes  teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.

Ekipet e IKShPK nga të gjitha rajonet e Kosovës vazhdojnë punën në terren duke punuar intensivisht në gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik. Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar, nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të rezultojë me rekomandime të reja.

Rekomandime:

  1. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët;
  2. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit;
  3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale, deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale;
  4. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje te ushqimit;
  5. Pas rikthimit të ujit në rrjetë rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri;
  6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore, kontrollin e kaptazhave dhe pusetave të ujit dhe në secilin rast individual të intervenohet menjëherë sipas nevojës;
  7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike;
  8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojn nyjet e kanalizimeve, të gjejnë pikat e dobëta në rrjet, ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike;
  9. Të ndalohet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellesit;
  10. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.

Tags: bakteredeçanhelmimiuji

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari
Aktualitet

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

21:08 | 19/06/2025
Next Post
Tifozi 100-vjeçar i Messit që ka shënuar çdo gol

Tifozi 100-vjeçar i Messit që ka shënuar çdo gol

Më në fund në treg edhe kanabis Made in Germany

Më në fund në treg edhe kanabis Made in Germany

Kreu i OBSH-së thirrje Kinës: Bashkëpunoni për të gjetur origjinën e Covid-19

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin
Showbizz

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin

by mirseda
12:51 | 20/06/2025
0

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më...

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com