Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Spahiu këshillon Bashën: Largo Berishën ose e ke ti radhën

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Spahiu: Kam parë mesazhe të krerëve të opozitës, kanë orientuar protestat

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikant ë Shtetit (DASH), për të shpallur ”non grata’’, ish-kryeminsitrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Për Spahiun, shpallja ”Non-Grata” e Berishës nuk ishte aspak diçka e re, por vendimi ishte marrë prej shumë kohësh.

Ndër arsyet e forta që mendohet të kenë sjellë vendimin e DASH-it për Berishën, sipas Spahiut, janë kapja e partisë prej vitesh, pengesa e projekteve amerikane, shndërrimi i tij në frymëzim i rrymave anti-amerikane apo dhe mundësia e mbështetjes që mund t’i ofronte Metës për protesta dhe destabilizim në vend, në një kohë që po përgatitet dhe shkarkimi i presidentit.

Ndër të tjera, Spahiu i bëri apel kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të largojë Berishën, pasi në të kundërt, radhën do e ketë ai vetë.

Postimi i Spahiut në rrjetin social, Facebook

Zoti Basha largoje Berishën, sepse sot filloi beteja jote, ose në të kundërt e ke ti rradhën pas tij.

Vendimi për të shpallur Non-Grata Sali Berishën nuk ishte aspak diçka e re por një vendim i marrë prej shumë kohësh.

Sali Berisha ka shumë kohë i izoluar dhe i bojkotuar nga SHBA. Vetëm ata që s’kuptojnë asgjë nga politika, s’donin ta besonin që Amerika ja kishte prerë biletën dhe kjo qe një nga arsyet që mbeti PD në opozitë.

Sot SHBA thjesht bëri publik në media vendimin e përgatitur prej vitesh.

Shqipëria sot është e ndarë gjysma në zi, dhe gjysma në fest.

Gjysma e parë habitet dhe justifikohet: “që Berisha është burrë shteti sepse vetëm ai shkoi, në Shtëpi të Bardhë apo vetëm ai ka pritur Presidentin Bush në Tiranë.”

Gjysma tjetër e konsiederojnë fillimin e luftës kundër korrupsionit.

Disa njerëz e kanë të vështirë ta besojnë dhe e konsiderojnë Sali Berishën hero të demokracisë.

Disa demokratë e kanë të vështirë ta besojnë që sistemet demokratike, mund arrestojnë edhe herojntë.

Kancelari Helmut Kohl ishte hero i bashkimit dy Gjermanive, dhe bashkimit shteteve europiane por kjo nuk mund ta imunizonte nga korrupsioni dhe shteti juridik.

Ai mbeti hero për një pjesë të historisë, por abuzues me ligjin dhe fondet për një periudh tjetër.

Sali Berisha mund ketë shtruar rrugë, ura, tunele por kjo nuk mjafton për të fshirë pjesën tjetër të errët në vepromtarinë e tij.

Por lind pyetja pse SHBA e shpalli sot dhe jo më parë:

– sepse ata e paralajmëruan disa herë të mos bëhej pengesë e projekteve amerikane por ai nuk hoqi dorë.

– sepse amerikanët shpresuan 8 vite që ai ishte tërhequr nga kryetar de fakto i PD por ai realisht nuk hoqi asnjëherë dorë nga drejtimi dhe kontrrolli vendimarrjes së asaj partie.

– sepse në rritje Sali Berisha ishte shndëruar në frymëzim i rrymave anti-amerikane në shoqërinë më pro amerikanë në Europë dhe po krijonte një fluks anti-amerikan

– sepse prej dy vjetësh ambasadorja amerikane Yuri Kim e kishte bojkotuar dhe refuzonte ta takonte së bashku me gjithë ambasadorët e BE

– sepse listën e deputetve të PD e bëri sërish Berisha dhe jo Basha

– sepse ai mund të mbështeste Ilir Metën, dhe krijonte destabilitet me protesta për të ta penguar shkarkimin

– sepse ndikimi mediatik dhe propagandistik i Berishës ishte në 80% mediave madje më i madhse kur ai ishte kryeministër dhe po krijohej çdo ditē propagand anti-amerikane.

– sepse ai me influencën politike ishte shndëruar në pengesë të hapjes elitave pokitike dhe opozitës

– sepse djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, u organizuan prej tij dhe jo nga Lulzim Basha

– sepse në informacionet e tyre, ndikimi rus ështē rritur tek opozita dhe disponojnë fakte për këtë gjë.

– sepse ai mbeti i njëjti Sali Berishë recidiv në konfliktet dhe mardhëniet me SHBA, duke u rikthyer në avazin e vjetër 1996 kur refuzoi zv/sekretarin e shtetit Thimy Ëorth në takim dhe nuk lejoi në kufi kongresmenët amerikan.

– sepse zyra e blogjeve në PD në mënyrë të organizuar prej vitesh hedhin mesazhe pafund anti-amerikane në komente dhe rrjete sociale.

– sepse Berisha sapo vuri sërish në menaxhim zgjedhjet e reja në PD duke mos lejuar as zgjedhje dhe as garë.

– sepse Berisha ishte shndëruar në frikë për çdo demokrat dhe nuk guxonin t’ja përmendnin emrin, madje as kritikët nuk guxonin por merreshin vetēm me Bashën.

– sepse Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan pa asnjë peshk të madh të ndëshkuar.

Fundja ky ishte mesazhi i qartë për Lulzim Bashën, i cili ka 8 vjet që dështon dhe nuk pranon të shkëputet nga Berisha.

Sot SHBA i dhuroi kauzën me të cilën ai mund të vij në pushtet.

Largimi Berishës nuk është forcim për Edi Ramën, por fundi i një cikli politik të një kaste që e ka mbyllur karrierën.

Rradha filloi me Berishën, por ai s’do mbetet vetëm…..

Lulzim Basha sot duhet filloj betejën kundër tij, sepse kjo kauzë ose e sjell në pushtet, ose e fut në rradhë pas Saliut.

Ahhh mos harro Lulzim që dosjet dhe trasaksionet nga Rusia, amerikanët nuk i publikojnë sot, por në kohën dhe vendin e duhur, prandaj mendoje mirë: Do e fillosh sot betejën drejt fitores apo jo?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij.

Lajmi për shpalljen ”non grata”, u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.

Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.

Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Tags: Kreshnik Spahiululzim bashanon gratasali berisha

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
U raportua për 1 mln paund, ja sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

U raportua për 1 mln paund, ja sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

Kinë/ Biznesmeni bleu ekipin, i biri 126 kg futet në fushën e lojës (Video)

Kinë/ Biznesmeni bleu ekipin, i biri 126 kg futet në fushën e lojës (Video)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com