Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Spahiu: Grida Duma, kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë ose armikja e partisë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spahiu: Grida Duma, kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë ose armikja e partisë

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar situatën politike në vend, teksa është  ndalur te një nga figurat më të rëndësishmë të PD-së, Grida Duma.

Spahiu shprehet se Duma ose do të bëhet kryeministre ose do të përjashtohet si armike nga partia.

Sipas tij, opozita ka frikë nga listat e hapura pasi populli mund të votojë më shumë Grida Dumën sesa Lulzim Bashën. Ai shton se Duma është profili më i pakonsumuar i opozitës shqiptare sepse nuk ka pasur asnjë post të rëndësishëm.

“Nuk është çudi që Berisha të ndjejë se kali Lulzim Basha është lodhur apo konsumuar aq shumë sa i ka ardh koha ta ndërrojë me Grida Dumën.

Një gjë është e sigurtë që nëse do kishte votim të lirë atëhere partia dhe Shqipëria do të votonte më shumë Grida Dumën sesa Lulzim Bashën por kjo nuk mjafton sepse vota apo buzëqeshja e Sali Berishës janë shumë më vendimtare se 4 milion vota shqiptare”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Grida Duma një kryeministre e Shqipërisë apo armike re e partisë?

Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e opozitës si Vjosa Osmani në Prishtinë ose do të përjashtohet si armike nga partia dhe do ketë fatin e Rudina Hajdarit, Endira Bushatit, Edith Harxhit, Jozefina Topallit, Majlinda Bregut apo qindra grave të flakura rrugëve nga Sali Berisha.

Aktualisht Opozita ka shumë frikë nga listat e hapura dhe mesa duket reforma zgjedhore nuk do e ndryshojë kurrë sistemin e listave të mbyllura sepse:

– Populli mund të votojë më shumë Grida Dumën sesa Lulzim Bashën,

– Listat fituese nuk i emëron dot kryetari Basha por i përzgjedh populli me vota,

Grida Duma sot pa dyshim është politikanja më karizmatike në gjithë trevat shqiptare.

Pasi nxorrën në pension Jozefina Topallin si rivale e padiskutueshme e Lulzim Bashës, gjykoj se askush nuk e konkuron popullaritetin e Grida Dumës e cila ndryshe nga Jozafina nuk ka vetëm simpatizantë lokalist nga krahina veriore apo nga besimi fetar.

Nuk po i hyj krahasimeve me Monika Kryemadhin, Elisa Spiropalin, Albana Vokshin, apo deputeten analfabete Majlinda bjonde nga lista Basha sepse do e banalizonoja gjithë analizën.

Çdo sondazh e nxjerr Grida Dumën politikanen më të votuar në Shqipëri dhe brenda në parti.

Nuk dihet nëse Grida Duma është “plani B” i Sali Berishës për të zëvendësuar Lulzim Bashën apo një intelektuale rebele dhe që tutela partiake po i merr frymën.

Eksperienca e PD është shumë negative në promovimin e figurave të reja dhe qytetare.

Ndryshe nga Lulzim Basha i cili ka ndërruar 12 poste pushteti në 15 vjet, Grida Duma është profili më i pakonsumuar i opozitës shqiptare sepse nuk ka pasur asnjë post të rëndësishëm.

Tentativat për ta denigruar për shkak të divorcit familjar jo vetëm dështuan por nuk ndikuan aspak në profilin e saj publik.

Kam njohur me qindra dhe mijra intelektual me ambicje dhe dëshirë për karrierë në atë parti të cilët patën hyrje apo ngritje të ndryshme por një fund të ngjashëm: “u flakën rrugëve të tradhëtuar”.

Nga 388 themeluesit e asaj partie në parlamentin e 2019 kishte mbetur vetëm 1 person dhe 387 të tjerët rrugëve pa punë.

Ai quhet Sali Berisha i cili i ka eleminuar 100% themeluesit dhe më pas edhe pasuesit e tyre.

Sali Berisha ndjek dy parime:

1- Teorinë e ndërrimit të kuajve. Pasi lodhen të vjetrit i hedh në kanal dhe i zëvendëson me të rinj,

2- Nëse dikush i kërkon një post, ai nuk ja jep kurrë sepse i prishet skema e çelsit të dyerve të pushtetit.

Lulzim Basha është i vetmi person që ka mbijetuar afro 15 vjet, dhe jo sepse është më besnik se të tjerët, por është vendosur aty për të aktruar gjoja si kryetar i PD, por edhe që ti faturohen të gjitha përgjegjësitë e dështimeve.

Në fund Berisha do e flak keq Bashën duke e kryqëzuar Lulzimin si përgjegjës të të gjitha humbjeve të opozitës.

Nuk është çudi që Berisha të ndjejë se kali Lulzim Basha është lodhur apo konsumuar aq shumë sa i ka ardh koha ta ndërrojë me Grida Dumën.

Një gjë është e sigurtë që nëse do kishte votim të lirë atëhere partia dhe Shqipëria do të votonte më shumë Grida Dumën sesa Lulzim Bashën por kjo nuk mjafton sepse vota apo buzëqeshja e Sali Berishës janë shumë më vendimtare se 4 milion vota shqiptare.

Grida është futur në një rrugë pa kthim për të qenë kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë ose armiikja e re e partisë!

Tags: Grida DumaKreshnik SpahiuKryeministrelulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut
Aktualitet

Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

09:00 | 19/12/2025
E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël
Aktualitet

E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël

08:54 | 19/12/2025
Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket
Politikë

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Next Post
Kundër çeljes së negociatave/ Meta: Boll me demonizimin e Francës dhe Holandës

Kundër çeljes së negociatave/ Meta: Boll me demonizimin e Francës dhe Holandës

Shpërtheu jelekun me eksploziv, vdes terroristi më i kërkuar pas Bin Laden

Shpërtheu jelekun me eksploziv, vdes terroristi më i kërkuar pas Bin Laden

Reforma në Drejtësi/ Meta: Ja kur do ta them një fjalë të mirë për të

Reforma në Drejtësi/ Meta: Ja kur do ta them një fjalë të mirë për të







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Universitet, Trump pezullon programin e lotarisë së kartës së gjelbër
Bota

Vrasja në Universitet, Trump pezullon programin e lotarisë së kartës së gjelbër

by mirseda
09:48 | 19/12/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi sot programin e lotarisë së vizave për diversitetin, të...

Zelensky falënderon BE-në për kredinë prej 90 miliardë eurosh: Po mbrojmë të ardhmen e kontinentit

Zelensky falënderon BE-në për kredinë prej 90 miliardë eurosh: Po mbrojmë të ardhmen e kontinentit

09:03 | 19/12/2025
Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

Burime nga Kuvendi: PD-ja do lejohet në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

09:00 | 19/12/2025
E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël

E kishte parkuar në oborr, tritol automjetit të 39-vjeçarit në Selitë të Vogël

08:54 | 19/12/2025
Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

22:27 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com