Ndonëse sot është ditë pushimi për shkak të festës kombëtare të shenjterimit të Nënë Terezës, Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë në orën 18:00 për të nisur sesionin e ri parlamentar.
Ky sesion pritet të jetë shumë dinamik, marrë shkas nga deklaratat e krerëve të opozitës që betejën me qeverinë do e bëjnë dhe në Parlament dhe në shesh duke protestuar.
Në seancën e parë plenare, ligjvënësit do të njihen për çështjet e depozituara në Kuvend nga socialistët.