Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Prokuroria nxjerr detajet për kronologjinë e rastit të abuzimit të 11-vjeçares

3 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Prokuroria nxjerr detajet për kronologjinë e rastit të abuzimit të 11-vjeçares

Përdhunimi i 11-vjeçares vijon që të hetohet nga ana e policisë së Kosovës. Në një konferencë për mediat, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përcjellë të tjera detaje lidhur me këtë rast. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj, ka treguar kronologjinë e ngjarjes për rastin e 11 vjeçares, e cila dyshohet se përveçse në muajin gusht ka qenë pre e dhunimit edhe në qershor.

11-vjeçarja u përdhunua për 7 orë resht nga 5 meshkuj. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur.

“Kjo prokurori që nga fillimi i këtij rasti që ka pranuar në qershor të këtij viti ka ndërmarrë të gjitha veprimet. Fillimisht më 21 qershor e mitura ka da dalë nga shtëpia rreth orës 08:00 për të cilin rast nëna e ka raportuar në polici si person i zhdukur, me tu njoftuar prokurori i çështjes nga Departamenti për të Mitur, i njëjti ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Të nesërmen më 22 qershor në ora 08:20 në stacionin policor të veriut është gjetur e mitura dhe menjëherë është intervistuar në prezencë të punëtorit special dhe është dërguar në strehimore”, ka thënë Ulaj.

Ajo ka shtuar se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore është njoftuar dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore, pasi kanë patur dyshime se e njëjta ka qenë e shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm.

“Më 22 qershor hetuesit kanë njoftuar Prokurorin nga Departamenti për të mitur dhe kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim fiziogjinekologjik, në fund të kësaj urdhërese është kërkuar që kjo kërkesë të merret me urgjencë. Po të njëjtën ditë prokurori kujdestar nga Departamenti për  të Mitur ka kërkuar ekzaminim fiziogjinekologjik. Më 23 qershor Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur urdhëresë për ekzaminimin e ADN-së në trupin e viktimës”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

“Më 24 qershor Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të telefonit të së dëmtuarës, dhe kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata. Më 27 qershor është bërë kërkesë për tërheqjen e kamerave të moteleve ku supozohet se ka mundur të shkoj viktima dhe me datën 7 korrik prokurori i rastit e ka dëgjuar të dëmtuarën në prezencë të psikologes dhe të punëtores sociale”, tha Ulaj.

Ulaj shtoi se 11 vjeçarja kishte qëndruar për një muaj në strehimore, dhe se kishte dalë me kërkesë të familjes. Në 21 korrik, me kërkesë të familjes, e mitura ka ikur nga strehimorja, duke marrë përgjegjësi për vajzën e tyre.

“E mitura ka qëndruar rreth një muaji në strehimore. Më datë 21 korrik me kërkesë të familjes viktima është liruar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë deklaruar se do të marrin përgjegjësi për vajzën e tyre”, tha ajo.

“Prokuroria ka arrestuar gjashtë persona që janë dërguar në ndalim prej 48 orës që janë dyshuar që kanë kryer veprën penale dhunim, trafikim i qenieve njerëzore, dhe shfrytëzim seksual të viktimës së trafikimit. Ata tashmë gjenden në paraburgim. Derisa me rastin që ndodhi në fund të muajit gusht, fillimisht u arrestuan dy persona më pastaj u arrestuan edhe dy persona të tjerë, dhe pastaj edhe personi i pestë. Të njëjtit gjenden poashtu në paraburgim”, tha Ulaj.

Tags: abuzimPrishtineProkuroria

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur
Aktualitet

Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur

20:12 | 13/11/2025
Next Post
Vizita e parë që kur u zgjodh kryeministre, Brnabiç sot në Veri të Kosovës

Vizita e parë që kur u zgjodh kryeministre, Brnabiç sot në Veri të Kosovës

Alibeaj mbledh grupin parlamentar në selinë blu, ja formula si do zgjidhet Presidenti

Sesioni i ri parlamentar/Alibeaj bën lëvizjen urgjente, çfarë pritet të ndodhë

Blendi Fevziu zbulon ofertën që i erdhi nga Ben Blushi për në “Top Channel”

Blendi Fevziu zbulon ofertën që i erdhi nga Ben Blushi për në "Top Channel"







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com