E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Sot kërkojmë ende zgjedhje të lira, por ja si u masakruan zgjedhjet e 26 majit 1996

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Pas 3 dekadash, një pjesë e shqiptarëve po proteston, dhe kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky lloj standardi duhej të ishte arritur me kohë, dhe të mos diskutohej më prej një vendi që synon të çelë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gangrena e zgjedhjeve të kontestuara filloi pikërisht 23 vjet më parë, me zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, ku opozita e drejtuar nga Partia Socialiste bojkotoi në mesditë komisionet në qendrat e votimit, ndërsa PD-ja në pushtet nuk i shpëtoi dot tundimit për të korrur në mungesë të rivalit një fitore të stërmadhe, që do t’i kthehej në bumerang vetëm një vit më vonë, kur e humbi pushtetin pas një palë zgjedhjeve të zhvilluara, në kaosin e trazirave të vitit 1997.

Kishin kaluar 5 vjet nga zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Komuniteti ndërkombëtar, pretendonte që Shqipëria të zhvillonte një proces zgjedhor sipas standardeve demokratike. Një vit më parë, Shqipëria ishte bërë anëtare me të drejta të plota e Këshillit Evropian, ndërsa shumë ekspertë mendonin se brenda disa vitesh mund të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, hapi i parë serioz në rrugëtimin e një vendi drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

Në fakt, kjo ndodhi vetëm në prillin e vitit 2006, dhe pas 13 vitesh, Shqipëria nuk po mundet ende të hedhë hapin tjetër të rëndësishëm. PD qeveriste vendin prej 4 vitesh, ndërsa Partia Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës, ishte në opozitë dhe në një proces reformimi.

Lideri i saj Fatos Nano, ndodhej në burg që prej korrikut të vitit 1993, për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht disa reformave liberale, qeverisja e PD, kishte shfaqur edhe shumë elementë autokratikë të së shkuarës komuniste në ushtrimin e pushtetit.

Liria e medias dhunohej shpesh në mënyrë brutale, pavarësia e gjyqësorit ekzistonte në letër por jo në praktikë, ndërsa presidenti i atëhershëm Sali Berisha kishte përqendruar de fakto të gjitha pushtetet në duart e tij.

Ditën e zgjedhjeve më 26 maj 1996, Partia Socialiste tërhoqi që në mesditë komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit, me pretendimin se qeveria po manipulonte masivisht zgjedhjet. PD-ja e vazhdoi procesin, dhe në mbrëmje shpallje një fitore të madhe, Militantët demokratë nisën të festonin nëpër rrugë, ndërsa ata socialistë u tubuan në selitë e PS duke protestuar.

PD fitoi 122 deputetë nga 140 gjithsej që kishte parlamenti, ndërsa PS vetëm 6 deputetë.

Zgjedhjet e u konsideruan me një legjitimitet të cunguar nga ndërkombëtarët. Sipas tyre, ato ishin zgjedhjet më të parregullta që ishin zhvilluar ndonjëherë, që pas rrëzimit të komunizmit në një vend të Europës Lindore.

PS dhe partitë e tjera të opozitës, planifikuar një protestë në 28 maj në sheshin “Skënderbej”. Por Ministria e Brendshme ua refuzoi lejen, duke urdhëruar që protesta të zhvillohej tek fusha e “Ali Demit” në periferi të kryeqytetit.  Opozita e zbatoi urdhrin, dhe tubimi nisi fillimisht aty.

Por irritimi e nxiti turmën, që të marshonte gjithsesi drejt qendrës së kryeqytetit.

Kur protestuesit e opozitës po i afroheshin drejt qendrës, qindra forca policie, forca speciale dhe ato të SHIK-u, i bllokuan protestuesit tek rruga e Elbasanit. Ata nisën të ushtrojë një dhunë brutale ndaj tyre. Në krye të protestuesve ishin 30 krerë të opozitës, që drejtoheshin nga Servet Pëllumbi, në atë kohë nënkryetar dhe drejtues faktik i PS dhe opozitës së majtë.

Ata arritën që të depërtojnë deri në sheshin “Skënderbej”, por u dhunuan edhe aty. Veç Pëllumbit pre e dhunës ra Arben Imami, që u gjakos dhe iu thyen dhëmbët. Pas tij u dhunuan me shkopinjtë e gomës Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe, Erion Braçe, Kastriot Islami etj. Veç tyre u dhunuan edhe dhjetëra simpatizantë të opozitës, një pjesë e mirë e të cilëve edhe u arrestuan.

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, ishte njëri prej krerëve të partisë Aleanca Demokratike, që ishte atë ditë në shesh dhe u godit nga policia. Në librin e tij “Rënia e zgjedhjeve” ai i ka bërë një përshkrim dramatik të asaj ngjarje:”Ajo ditë e martë e datës 28 maj, do të hynte në kujtesë dhe në histori… si një sarkazëm gjigante e fundshekullit, kur tërë arsenali policor i një shteti ishte ngjeshur rreth një sheshi për të mos lejuar këmbë civili të shkelte aty.

Lexo edhe :   Më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Shteti i shqiptarëve, kishte dalë në fushë me përzierjen e zakoneve dhe uniformave të monarkisë, fashizmit, komunizmit dhe postkomunizmit. Mishërim i gjithkahshëm i dhunës kombëtare, ai po priste nën shi, prapa skafandrave dhe mburojave prej pecikllasi, pa shpirt dhe pa dyshime për të goditur.

Lexo edhe :   Më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Ai kishte pushtuar cep më cep sheshin “Skënderbej” me makinat groteske të operacionit “Pelikan”, me furgonë dhe makina të vogla të SHIK-ut e ministrive të ndryshme, me trupa të rregullta të të gjitha llojeve të policisë që ishin paguar e stërvitur për një ditë të tillë, me trupa të çrregullta të policisë pa uniformë, me banda fanatikësh e mercenarësh, me roje e shoferë të funksionarëve të lartë të shtetit.

Kishin dalë të gjithë për të larë lesh po të ishte nevoja, në emër të mllefit dhe interesave të shefave. Kjo makinë hijerëndë e dhunës, ishte betonuar me skalione në gjithë perimetrin dhe brendësinë e sheshit. Ndërkohë skuadrilje policësh me furgonë dhe kamionë u binin kryq e tërthor rrugëve të Tiranës, duke përhapur me sirenat e tyre parandjenjën e një masakre…”.

Masakra elektorale e 26 majit, dhe ajo fizike ndaj protestuesve të opozitës dy ditë më pas alarmuan komunitetin ndërkombëtar, që vërejti me shqetësim degjenerimin e partisë së parë të pluralizmit në Shqipëri, në një llum totalitarizmi. Raporti i vëzhguesve të OSBE-ODIHR ishte shumë kritik.

Sipas tyre, zgjedhjet ishin manipuluar në të paktën 40 për qind të qendrave të votimit. Qindra vëzhgues të huaj, ishin në qendrat e votimit që në mëngjesin e asaj dite, por u penguan të vëzhgonin. Shumë prej vëzhguesve, vërejtën një prezencë të madhe të policisë brenda dhe jashtë qendrave të votimit, sidomos në Berat dhe Lushnjë, ku episodet e dhunës ishin të pranishme, madje edhe gjatë numërimit të votave.

Në zona të tilla si Tirana, Berati dhe Kukësi vëzhguesit panë persona të paidentifikuar dhe civilë të armatosur, ndërsa banorët thanë se ata ishin të policisë sekrete (SHIK-ut). Në Korçë dhe Berat, policia ndoqi nga pas vëzhguesit e huaj, ndërsa në Tiranë, një civil bllokoi vëzhguesit që të hynin në qendrën e votimit. Orari i mbylljes së qendrave të votimit, me dekret presidencial, u shty nga ora 20.00 në ora 22.00.

Në 14 faqet e tij, vëzhguesit që cilët ndoqën nga afër zgjedhjet e 26 majit, u shprehën me nota tejet kritike për sa i përket përgjegjësisë së qeverisë, ndërhyrjeve politike në proces, rolit të institucioneve kryesore të shtetit përfshirë presidentin, gjykatat, qeverinë, policinë, SHIK-un dhe KQZ.

Ekipi vëzhgues, deklaroi se kishte monitoruar 300 qendra votimi në 115 zonat elektorale. Duke hyrë në detaje raporti konstatonte se për shembull në Berat pjesëmarrja ishte 105 për qind; në Lushnjë në një rast kishte 940 vota në kuti, ndërsa lista e votuesve kishte vetëm 880 firma, në Gjirokastër votat e një partie të opozitës, u llogaritën në favor të PD etj.

Sali Berisha dhe PD nuk i pranuan vërejtjet. Atëherë, por edhe sot Berisha mendon se zgjedhjet ishin në përgjithësi korrekte, dhe se procesi u njollos nga bojkoti i qëllimshëm i opozitës, me urdhër nga jashtë vendit. Vetëm 2 ditë më parë në një intervistë televizive, Berisha u shpreh se rreth mesditës së 26 majit 1996, Gramoz Ruçi, sekretari i përgjithshëm i PS kishte marrë një telefonatë nga jashtë, që e udhëzonte të braktiste në mes procesin.

Berisha, dhe më vonë ish-shefi i SHIK Bashkim Gazidede, akuzuan pas vitit 1997 shërbimet e huaja, kryesisht ato greke dhe jugosllave, për një skenar të destabilizimit të vendit. Një deklaratë të tillë, Gazidide e bëri publikisht më 2 mars 1997, ditën që parlamenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Megjithatë në 22 vite, nuk pati asnjë hetim zyrtar mbi këto pretendime. Në korrik të vitit 1996, Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u pajtuar me raportin e OSBE-së, i kërkoi zyrtarisht Berishës që të përsëriste zgjedhjet në 40 për qind të zonave të kontestuara.

Por ai refuzoi, dhe ai moment shënoi fillimin e një periudhë të gjatë ftohjeje mes PD-së dhe Uashingtonit. Situata vazhdoi të ishte e tensionuar, represioni policor u shtua, dhe shembja e skemave piramidale ishte shkëndija që ndezi revoltën popullore, dhe e zhyti vendin gati në një luftë civile./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...