Viktor Kola është një nga 59 persona e infektuar me koronavirus në Shqipëri.
Përmes një lidhjeje telefonike me emisionin “Open” në Top Channel, Kola tregon se është drejt shërimit nga Covid-19.
Ai e cilësoi virusin vdekjeprurës si një grip pak më të fortë sesa ai normal. Më tej ai foli në lidhje me simptomat që ka pasur, teksa shton se po pret të realizojë tamponin e dytë.
“Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik.
Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt”, tha ai.