Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Soreca: Të zgjaten afatet e Vettingut, dosjet duhet të trajtohen urgjentisht

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Soreca: Të zgjaten afatet e Vettingut, dosjet duhet të trajtohen urgjentisht

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, dha mesazhe të qarta për Reformën në Drejtësi, në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”. Luigi Soreca është shprehur se Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë të re, në të cilën kërkohet që ajo të çohet deri në fund. Soreca thotë se Vettingu duhet të vazhdojë duke mbështetur kërkesën e mazhorancës, për zgjatjen e afatit të organeve të tij.

Ambasadori thekson se Kuvendi duhet ta konsultojë këtë propozim me të gjithë aktorët, duke shtuar se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Në shenjë këmbane alarmi, ai rikujton se ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar në mënyrë urgjente.

Ndër të tjera, ambasadori i BE-së theksoi po ashtu se urgjente është edhe që procesi i Vettingut të përfundohet. Megjithatë ai tha se kjo duhet bërë duke ruajtur integritetin dhe konsistencën. Dhe për këtë kërkohet edhe rritja e afatit të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe të Komisionerëve Publikë.

“Kemi hyrë në një fazë të re të Reformës në Drejtësi. Në këtë fazë kërkohet që Reforma në Drejtësi të përfundohet, dhe kjo gjë do të kërkojë edhe këmbëngulje, pragmatizëm. Do të kërkojë në fakt edhe aftësi, lidership, pra udhëheqjen nga institucionet e reja të drejtësisë.

Kuvendi i ri i Shqipërisë, qeveria e re, kanë në fakt përgjegjësi shumë të rëndësishme në këtë drejtim, dhe BE qëndron e gatshme t’ju mbështesë në këto përpjekje. Dje kam patur një takim shumë të mirë me ministrin Manja, dhe së shpejti unë do të takohem edhe me deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita.

Ka disa dosje shumë të rëndësishme, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë urgjente dhe është e rëndësishme që ne të flasim për efikasitetin dhe të sigurojnë efikasitetin e gjykatave, duke përfshirë këtu edhe miratimin e hartës gjyqësore, si edhe të sistemit, të flasim pra për sistemin e ri të menaxhimit të çështjeve.

Është shumë thelbësore që të shikohet roli i shkollës së magjistraturës dhe burimi që kanë ata”.

“Është urgjente që procesi i Vettingut të përfundohet. Është kritike që të gjitha çështjet e mbetura të Vettingut të përfundohen në periudhën më të shpejtë të mundshme kohore, por duke ruajtur ama edhe integritetin dhe konsistencën e procesit.

Që do të thotë, që kjo do të kërkojë edhe një rritje me një afat të caktuar të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe të Komisionerëve Publikë. Është në mandatin e Kuvendit dhe qeverisë, që të përkufizojnë siç duhet këto afate të sakta kohore të kësaj zgjatjeje në konsultim natyrisht me të gjithë grupet e interesit.

Por më e përgjithshme do të duhet të themi që kryefjala e kësaj faze të dytë të Reformës në Drejtësi, do të jetë fjala konsolidim. Pra në mënyrë që të bëjmë të pamundurën që kjo reformë dhe të mirat e saj të jenë të pakthyeshme, prandaj fuqizimi i vazhdueshëm i profesionalizmit, performancës së sistemit të drejtësisë është fokusi dhe i kësaj konference dhe një nga aspektet kyçe që duhen parë”.

Tags: dosjetSorecaVETTINGU

TË LIDHURA

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi
Politikë

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Next Post
Kush ishte strategu më i madh i të gjitha kohërave

Kush ishte strategu më i madh i të gjitha kohërave

Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Ndizet sherri brenda PD-së/ Kokalari e provokoi, reagon Ervin Salianji

Ndizet sherri brenda PD-së/ Kokalari e provokoi, reagon Ervin Salianji







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026




TË FUNDIT

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin
Showbizz

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

by mirseda
21:27 | 17/01/2026
0

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me një surprizë të veçantë nga një...

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com