Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me studentët shqiptarë që janë pjesë e programit Erasmus +, një nga projektet e financuara nga BE.
Në këtë takim, ambasadori iu dha studentëve disa mesazhe të qarta teksa ka theksuar se edukimi i të rinjve do të thotë më shumë se çdo gjë tjetër, progres për një vend. Sipas Sorecës, të rinjtë shqiptarë meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE.
“BE ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 mln euro në kuadër të programit Erasmus. Edukimi i rinisë është e ardhmja, në thelb të së ardhmes qëndron arsimi. Pa edukim të mirë shoqëritë tona nuk mund të kenë progres. Njerëzit e rinj të Shqipërisë e meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE. Mos harroni që ju do të jeni ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadori Soreca.