E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Vetëm 6 ditë në detyrë, ministri i Brendshëm i Rumanisë detyrohet të japë dorëheqjen

Vetёm gjashtё ditё nё detyrё dhe ministri i Brendshёm i Rumanisё, Nicolae Moga jep dorёheqjen. Arsyeja: presioni publik pas vrasjes sё njё 15 vjeҁareje.

Pas vetёm njё jave nё detyrё vendosa tё jap dorёheqjen, pёr “tё mbrojtur reputacionin e ministrisё”, deklaroi Nicolae Moga. Reputacioni i ministrisё ёshtё “tronditur rёndё” prej “veprimit tё dobёt” tё bashkёpunёtorёve tё tij lidhur me rastin, deklaroi ai.

15 vjeҁarja Alexandra u zhduk tё mёrkurёn (24.07) e javёs sё kaluar, teksa pёrpiqej pёrmes auto-stopeve tё mbёrrinte nё vendbanimin e saj Dobrosloveni, nё jug tё vendit. Tё enjten ajo i pati telefonuar urgjencës dhe policisё, pёr t’i komunikuar tё dhёna pёr vendin, ku atё e kishte marrё njё shofer.

Nё pritje deri nё tё gdhirё

Vetёm pas dymbёdhjetё orёsh telefonata tё pashpresa policia mbёrriti nё Caracal, ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonёse nё raste tё tilla emergjenca nuk janё tё nevojshme urdhёrat pёr kontroll, hetuesit aplikuan pёr njё tё tillё dhe pritёn deri nё tё gdhirё, pёrpara se tё hynin nё shtёpi.

Tё premten (26.07) policia arrestoi njё 65 vjeҁar, i cili pranoi se kishte vrarё Alexandran dhe njё grua tjetёr. Nё mediat rumune spekulohet, se dy viktimat me gjasё mund tё jenё gjallё dhe u janё dorёzuar tutorёve.

Ky rast u bё shkak pёr kritika masive ndaj autoriteteve. Nё fundjavё nё kryeqytetin, Bukuresht, mijёra vetё protestuan nё rrugё. Edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila i akuzuan hetuesit pёr dёshtim./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...