Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Sondazhi: PS e para me 48.7%, PD rritet në 40.6%, bie LSI

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Sondazhi: PS e para me 48.7%, PD rritet në 40.6%, bie LSI

Top Channel dhe kompania e sondazheve IPSOS publikoi sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në gjetjet e këtij sondazhi Partia Socialiste mbetet forca me e votuar, por opozita ka një përmirësim të lehtë në shifra.

Nga 49.5 përqind, PS tani merr 48.7 përqind, ndërsa partitë e opozitës PD e LSI nga 44.4 përqind tani marrin 45.2 përqind. Në sondazhin e dytë të anketuarit i janë përgjigjur edhe pyetjes se cili është lider më i fortë dhe në këtë pyetje, Rama ka një avantazh të dukshëm.

Nëpërmjet telefonit (90 përqind) dhe më pak online (10 përqind) janë intervistuar 1519 votues nga data 3 mars deri më 9 mars. Ndërsa marzhi i gabimit është vendosur në 2.39 përqind.

Drejtimi i duhur?

Sërish zgjedhësit janë pyetur nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur dhe njësoj si një sondazhin e parë 38 përqind përgjigjen pozitivisht dhe 47 përqind negativisht, ndërsa 8 përqind asnjanës. Ndërkohë ka një përkeqësim të shifrave në pyetjen se si po trajtohej çështja e pandemisë.

Lideri më i mirë?

Në sondazhin e dytë zgjedhësit janë pyetur se si i shikojnë dy liderët Rama dhe Basha. Kryeministri është në avantazh dhe shikohet si lider më i fortë nga 62 përqind e të anketuarve, më i aftë nga 55 përqind, më i besueshëm nga 44 përqind dhe 45 përqind mendojnë se ai zotëron mirë politikat ekonomike. Në pyetjen se cilin preferonin për të drejtuar vendin Rama është sërish në avantazh me 39 përqind ndërsa Basha i dyti por me një përmirësim të ndjeshëm. Nga 29 përqind që ishte në sondazhin e parë në 33 përqind në sondazhin e dytë.

Qeveria dhe opozita në çështjet e mëdha?

Vlerësimi i qeverisë për trajtimin e çështjeve të mëdha, mendimi pozitiv qëndron sërish në 56 përqind por ka një rritje me 1 përqind mendimi negativ. Ndërkohë ka një përmirësim për sa i përket mendimit të njerëzve për mënyrën se si po i trajton opozita çështjet e mëdha.

Kush i fiton zgjedhjet. Ja ku ka avantazh PD

Ndryshim të dukshëm ka në rezultatet e pyetjes, se kush do fitojë zgjedhjet, PS në sondazhin e dytë humbi dy pikë më pak duke zbritur nga 44 përqind në 42 përqind dhe PD fiton tre pikë më shumë duke u ngjitur nga 24 përqind në 27 përqind.

Ndryshim të dukshëm ka pyetja kryesore, se për kë do votohej në zgjedhje, nga 49,5 përqind Partia Socialiste ka zbritur në 48,7 përqind dhe PD që ishte 39,3 është rritur me 1.3 pikë në 40,6 përqind. Ndërsa LSI ka një rënie me 0,5 përqind nga 5,1 në 4,6 përqind.

Si ndahen mandatet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Në sondazhin e dytë është bërë dhe një ndarje sipas qarqeve, kështu në Tiranë PS merr 48,1 përqind që përkthehet në 19 mandate dhe PD 42,6 përqind në 16 mandate, ndërsa LSI me 3,4 përqind vetëm 1 mandat. Në qarkun e Durrësit, PD merr 47,8 përqind që pëkthehet në 7 mandate dhe PS 44,8 përqind po 7 mandate, ndërsa LSI merr 5,5 përqind, por asnjë mandat. Dhe sondazhi i fundit, për Elbasanin ku PS merr 49 përqind ose 8 mandate dhe PD 41 përqind ose 6 mandate, ndërsa LSI asnjë mandat./Tch

Tags: lsiPDPSsondazhzgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Top 10 lojtarët më të paguar në botë sipas “Forbes”

Një gol nga Paul Pogba vendos Milan-Manchester United: anglezët në çerekfinale

Speciale Europa League/ ‘Djajtë në luftë, Roma, Arsenali e Totenhemi janë gati

Europa League / Arsenali kalon në çerekfinale edhe me humbje në Londër

Ministrja Evis Kushi: “E shkuara gur themeli për njohjen e të ardhmes”

Ministrja Evis Kushi: "E shkuara gur themeli për njohjen e të ardhmes"







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com