Në studion e “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Notto-s, shqiptarët po njihen me rezultatet e sondazhit të parë të RTV Ora & Notto, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Të dhënat po komentohen në studio me analistët Dritan Hila, Aleksandër Çipa, Artan Hoxha dhe Agron Gjekmarkaj.
Tabela 1
Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?
85 % mendojnë për PO.
Cfarë duhet të dimë për sondazhin?
Marzhi i gabimit është 2-3%. Antonio Notto shpjegoi se është kampion përfaqësues i zgjedhësve shqiptarë, për banorët që janë në Shqipëri dhe do të marrin pjesë në votime. Është një kampion prej 2000 zgjedhësish sipas moshës dhe vendit të qëndrimit, është marrë në qytete të mëdha dhe të vogla. Me telefon fiks dhe celular.
Sa ka ndikuar pandemia?
Antonio Notto: “Absolutisht jo. Nuk përbën ndryshim qëndrimi në shtëpi apo studio, nuk është problem takimi me qytetarët sepse kjo do të ndikonte dhe në rezultatin e sondazhit. Përmes ëebit nuk ndikon te sondazhet që bëjmë” tha Antonio Notto duke shtuar se bashkëpunimi më i mirë me Rtv Ora për zgjedhjet ishte në 2017, pasi sondazhet e 2019 nuk patën rezultatin që ne deshëm.
Kur është kryer?
Antonio Notto: “Është zhvilluar në shumë ditë të javës së kaluar, si në ditë pushimni dhe ditë pune. Është element shumë i rëndësishëm që na ka lejuar për të gjetur njerëz që punojnë dhe ata që janë në shtëpi. I kemi shpërndarë intervista në 3-4 ditë që të gjejmë një kampion sa më të ndryshëm.“