E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Kontrata “Top-Secret” e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer duket se nuk është më e tillë, pasi Gogo.al ka publikuar edhe disa foto të kësaj kontrate.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një dozë 12 dollarë.

Kontrata zbulon edhe planin e ardhjes së 30 mijë e 420 dozave në shkurt ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjerave.

Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Pfizer” blerjen e 499 mijë e 590 dozave por praktikisht nuk do ketë dërgim vaksinash në Shqipëri në mars, prill, maj dhe qershor ndërsa nevoja për vaksinën në vend është emergjente. E paqartë mbetet edhe ndarja e dërgesave në muajt e fundit të vitit.

Nuk dihet pse qeveria ka planifikuar këtë shpërndarje faturash për marrjen e vaksinave, mes muajve janar, shkurt dhe vjeshtës e dimrit dhe nëse lidhet me kapacitetin pagues të saj, ndërsa teza e “testimit” mbi shqiptarët bie poshtë duke qenë se bëhet fjalë për dy blerje të vogla paraprake.

Një nga dyshimet që qarkulloi kohë më parë qe pamundësia e prodhimit për Shqipërinë, ndërsa mbetet me pikëpyetje nëse ka qenë “Pfizer”-i që ka kushtëzuar qeverinë shqiptare në këto dërgesa. Çmimi total që do të paguajë qeveria është 6 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë parapagim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E rëndë/ Prej një muaji e shtruar në Infektiv, 22-vjeçarja humb jetën nga Covid

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës. E reja,...

Bajern-Dortmund/ Ja çfarë duhet të dini për klasiken gjermane

Bayerni, kryesues i Bundesligës, do të presë vizitën e Borussia Dortmundit në kryendeshjen e javës në Bundes. Fushë-beteja gati për "der Klassiker", një ndeshje...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, gjykata jep vendimin për një prej autorëve

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për Hans Jonuzi, një nga autorët e vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj. Ngjarja e...

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”/ Vëllai denoncon nga Infektivi

Një qytetar ka denoncuar faktin se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij, e cila është e shtruar në spitalin...

OBSH, ekipi hetimor përgatitet të nxjerrë raportin për origjinën e Covid-it

Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit, do të nxjerrin në mes të marsit një raport me përfundimet e...