E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Mandati i parë i Bajden, do të lihet në hije nga trazirat civile në SHBA

Nuriel Rubini, 62 vjeç, është një nga ekonomistët më të njohur sot në botë. Profesor në Shkollën e Biznesit Shtern në Nju Jork, ai është një nga të paktët që parashikoi shpërthimin e “flluskës” së pasurive të patundshme në SHBA, dhe krizën financiare që e pasoi në vitin 2008.

Ndërkohë, ai ishte midis atyre që paralajmëruan herët se Covid-19 do të gjymtonte ekonominë botërore. Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ai beson se mandati i parë i presidentit të zgjedhur Xho Bajden do të lihet në hije nga trazirat civile në vend dhe sulmet kibernetike nga jashtë. Ndërkohë, Rubini kërkon një disiplinim më të madh të mediave sociale.

Në verën e vitit 2020, ju parashikuar në një intervistë me ne se Trump do të humbte zgjedhjet, dhe se më pas do të thërriste për ndihmë mbështetësit e tij. Që të dyja këto ndodhën. Çfarë pritet të ndodhë më tej në SHBA?

Do të ketë më shumë kryengritje të armatosura, veçanërisht nga nacionalistët e bardhë, qoftë edhe vetëm për të provokuar të majtën. Rusia dhe Kina do të rifillojnë sulmet kibernetike kundër SHBA-së, dhe do të përhapin informacione të gënjeshtërta. Këto ngjarje do të diktojnë 4 vitet e ardhshme.

Pse elita e biznesit po i kthen vetëm tani shpinën Donald Trump? Kur dihej se besnikëria e tij ndaj demokracisë nuk është veçanërisht e fortë….

Sipërmarrësit duan të bëjnë biznes. Trump ishte politikisht një populist, por ekonomikisht një plutokrat. Dhe biznesmenëve u pëlqente kjo. Mjafton të mendoni uljen e taksave dhe lehtësimin e rregulloreve. Tani që ai po largohet, elita e biznesit po mbështet Bajden.

Bajden përballet me sfidën e madhe të pajtimit të një vendi thellësisht të ndarë. A është politika ekonomike “çelësi” për ta arritur këtë?

Mendoj se po. Bajden duhet të përpiqet të fitojë sërish mbështetjen e punëtorëve të bardhë. Ai do të bëjë gjithçka për të krijuar vende të reja pune. Do të nisë zbatimin e programeve të mëdha të infrastrukturës, dhe stimulin e ekonomisë së gjelbër. Por unë druaj se mbështetësit e Trump janë shumë kokëfortë, dhe kjo nuk do t`a ndihmojë shumë.

Pse jeni kaq pesimist?

Pasi lëvizja e krahut të djathtë do të forcohet. Republikanët, madje edhe të moderuarit, do t`a sulmojnë Bajdenin kudo që munden. Dhje kjo qasje do të sjellë më shumë dhunë dhe rebelim social.

Lexo edhe :   SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Demokratët e krahut të majtë do të kërkojnë që Bajden të vendosë shumë shpejt një rritje drastike të taksave?

Sigurisht, ata duan që të taksojnë me 70 për qind elita e biznesit, të përfshijnë në programin shëndetësor “Medicare” për të gjithë,dhe të investojnë 3 trilionë dollarë në ekonominë që është miqësore me mjedisin. Por unë nuk mendoj se do të arrijnë t’i realizojnë të gjitha.

Pse jo?

Pasi demokratët kanë vetëm një shumicë të ngushtë, sidomos në Senat. Dhe senatori mesatar demokrat është shumë më i moderuar se sa krahu i majtë i partisë. Për më tepër, emërimet e Bajdenit në administratë, tregojnë se ai po mbështet centristët. Për shembull Xhener Jelen, ish-kryetarja e Rezervës Federale dhe Sekretarja e ardhshme e Thesarit, ishte shefja ime në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë të Obamës. Ajo është progresiste, por e moderuar. Kjo është e vërtetë për gati të gjithë stafin e ngushtë të Bajden.

Lexo edhe :   SHBA-ja dënon "sulmin" e Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut

Debati rreth rregullimit të platformave të mediave sociale po nxehet,ndërkohë që Twitter, Facebook, dhe të tjerët kanë bllokuar profilet e Trump. A po anon kjo industri nga demokratët për të shmangur rregulloret më të ashpra?

Bllokimi i qasjes sëTrump ishte gjëja e duhur që duhej bërë, pasi ai është përgjegjës për kryengritjen në Kapitol Hill. Por nga ana tjetër,ishte një lëvizje tërësisht oportuniste. Facebook ka arkëtuar deri vonë të ardhura nga reklamat politike, dhe tani në fund të mandatit të Trump, ata po e godasin.

A prisni një rregullim të ashpër?

Është e qartë që Big Tech është bërë shumë e fuqishme. Por nuk është kollaj të merresh me ta. Për shembull ligjet anti-monopol, janë përshtatur për kompanitë klasike monopol, të cilat diktojnë çmimet përmes fuqisë së tyre të të ardhurave.

Ndërmarrjet e naftës ose të telekomit, prireshin dikur të silleshin në këtë formë. Sot Big Tech është ndryshe: Shërbimet e tyre nuk kushtojnë asgjë, por ata shfrytëzojnë të dhënat e përdoruesve të tyre. Ata duhet të disiplinohen në një mënyrë tjetër, më rigoroze, por jo të shkatërrohen. Edhe politikisht, ka shumë për të thënë kundër shkatërrimit të tyre.

Çfarë doni të thoni?

Kina përdor kompanitë e saj dixhitale si “Alibaba” ose “Tencent” për luftën kibernetike, prandaj SHBA-së nuk mund të shkatërrojë forcën e vete dixhitale. Përkundrazi, Big Tech duhet të bëhet pjesë e kompleksit industrial të sigurisë kombëtare.

Burimi i lajmit: https://www.spiegel.de/consent-a-?targetUrl=https%3A%2F%2Fwww.spiegel.de%2Finternational%2Fbusiness%2Feconomist-nouriel-roubini-twitter-and-the-other-platforms-are-bad-facebook-is-worse-a-fc660029-71a4-4575-87ba-40d5bf2ab711%23bild-5e99203b-5a32-4c07-8d23-319d8ba7cc1e

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...