Sondazhet e dy kompanive italiane; IPR Marketing dhe Instituti ‘Piepoli’ e nxjerrin sërish fitues PS-në kryeqytet dhe thonë që marrin së paku 16 deputetë.
Sipas sondazhit të IPR Marketing, Partia Socialiste ruan të njëjtin rezultat të para katër viteve. PS ka marrë 44% të votave nga 44.1% në 2013. Merr 16 mandate deputetësh. Nëse i hedhim një sy nga sondazhi i 31 majit, PS ka një rritje me 3%.
Ndërkohë PD ka marrë 34% të votave, ka një rritje me 1% nga sondazhi i parë. Merr 13 mandate. Në 2013 ka marrë 33.6%.
LSI e treta në renditje ka një rritje të ndjeshme krahasuar me 2013 duke marrë 12% të votave nga 7.8%. E përkthyer në mandate, LSI merr 4 mandate.
Në sondazhin e Institutit ‘Piepoli’ parashikon që PS të marrë 15-19 deputetë, LSI, 2-4 deputetë, PD 9-13 mandate deputetësh.