Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sociologjia e munguar e fatkeqësive natyrore në Shqipëri

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Me këtë artikull nuk dua aspak të përhap panik, edhe për faktin se dënohet ligjërisht nga gjendja e jashtëzakonshme ku ndodhemi, por për sa është e mundur të ndërgjegjësohemi dhe të përballojmë sa më mirë fatkeqësitë natyrore si ajo që na ndodhi në 26 nëntor.

Në kohët e sotme, nga të gjitha studimet dhe nga të gjitha alarmet e shkencëtarëve rreziqet që vijnë nga natyra janë shtuar ndjeshëm, edhe  si pasojë e mungesës së respektit që njerëzit tregojnë ndaj asaj.  Në fakt tërmetet, siç pohojnë shkencëtaret e fushës nuk ndodhin për këtë arsye, por shoqëria shqiptare në përgjithësi, kulturalisht dhe sociologjikisht nuk është aspak e përgatitur në përballjen e këtyre fatkeqësive natyrore, dhe është mjaft e ekspozuar ndaj risqeve të tilla.

Nuk dëshirojë që edhe kësaj herë, siç do herë në Shqipëri, sapo kalon gjendja e jashtëzakonshme të harrohet gjithçka dhe mos të nxjerrim asnjë mësim. Shteti shqiptar, shoqëria, institucionet dhe politika duhet të ndërgjegjësohet se fatkeqësi natyrore kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen, prandaj duhet të jenë të përgatitura për të reduktuar dëmet që ato japin për  jetën e qytetarëve shqiptar.

Mirëpo, fatkeqësisht si cdo aspekt tjetër të jetës sonë që nuk marrim aq seriozisht sa duhet, edhe në këtë drejtim kemi mangësi të thella, për mos të thënë që nuk ekziston asnjë kulturë shoqërore se si të përballojnë një fatkeqësi.

Zakonisht në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të tërmeteve në veçanti, vendet e zhvilluar qasjen ndaj tyre e ndajnë në tre faza, për të cilat ka mekanizma dhe sjellje të caktuara që ulin efektet e tyre. Këto tre faza janë aktiviteti parandalues, ajo e emergjencës dhe faza e rindërtimit.

Me aktivitet parandalues nuk nënkuptohet vetëm kriteret teknike të ndërtimit, ndalimi i ndërtesave në zona të caktuara, apo masa të tilla, por kuptohet sidomos përgatitja e shoqërisë në aspektin psikologjik dhe sociologjik për të përballuar fatkeqësi natyrore.

Përshembull, në asnjë kompani shqiptare me përjashtime të vogla, institucion shtetëror , arsimor apo komplekse banesash nuk zhvillohet asnjëherë asnjë test për të mësuar njerëzit se si të sillen në këto raste. Fakti që i thonë shqiptarëve se jetojnë në një zonë sizmike dhe të jenë të kujdesshëm nuk mjafton. Por, duhet që çdo institucion apo banesë të zhvillojë teste të detyruara zjarrjesh, termetesh apo fatkeqësive të tjera natyrore në mënyrë që njerëzit të mos jenë të papërgatitur. Gjatë ditëve të tërmetit në Shqipëri ndoshta është hera e parë që qytetarët janë njohur me disa sjellje se cfarë të bëjnë në rastë tilla, dhe këto kanë dalë nëpër media të ndryshme dhe jo insitucionalisht nga njërëz të shtetit.

Faza e dytë e përballjes me fatkeqësitë natyrore është emergjenca. Sigurisht edhe në këtë fazë fatkeqësisht shteti shqiptar nuk ka një kulturë të konsoliduar. Kulturë e cila nënkupton instrumentet dhe strukturat e duhur, kordinimin e informacioni apo të ndihmave të shpejta. Në këtë drejtim, megjithëse dëshirën e mirë, megjithëse solidaritetin e madh të treguar nga shqiptarët, faza e emergjencës ishte totalisht një kaos. Informacioni vinte më së shumti nga media, e cila e bëri me dinjitet punën e saj, ndërkohë nuk kishte një shtab apo një komitet që të koordinonte çdo veprim. Në këto momente nuk kërkohet një shtet që qan dhe solidarizohet me fatkeqët, por një shtet që është i ftohtë dhe racional për të përballuar momente të tilla.  Për mos të folur për mjetet që kishin në dispozicion strukturat e shtetit shqiptar, që ishin një turp i vërtetë. Në këtë rast falenderimi i vetëm shkon për të gjithë ata punojës të emergjencave, të policisë së shtetit, apo për këdo tjetër, që edhe pse pa mjete, edhe pse të paorganizuar siç duhet dhanë maksimumin pa u kursyer në asnjë moment, në ndonjë rast rrezikuan edhe jetën e tyre.

Faza e tretë ka të bëjë me fazën e rindërtimit, e cila është mjaft e vështirë dhe ka ndikim ekonomik dhe shoqëror, qoftë edhe për vendet më të zhvilluara dhe më të pasura se Shqipëria. Në këtë drejtim, pasojat negative që mund të kenë fatkeqësi të tilla si në ekonomi, për sipërmarjen apo edhe për banorët që preken nga ato mund të bllokojnë totalisht jetën e një shoqërie dhe të kenë pasoja të gjata. Kështu që, lipset një strategji e mirëmenduar, një fond emergjencë të cilin e kemi mjaft të ulët, apo edhe mekanizma që të ndikojnë sa më pak në të ardhmen e një vendi. Edhe në këtë aspekt, fatkeqësisht jemi të papërgatitur.

Për të gjitha këto arsye, për të shmangur kostot në jetë njerëzish apo materiale, duhet të nxjerrim mësime dhe të përgatitim për raste të tilla. Me pak fjalë, duhet të ndërtojmë një kulturë shoqërore dhe politike që të përballojë sa më mirë fatkeqësitë natyrore, sepse duam apo s’duam ne ato me shumë mundësi do të ndodhin përsëri. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajshtetitermeti

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet

Qeveria merr vendimin drastik, shkarkon nga detyra Arben Malajn







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com