Kryesore

Qeveria merr vendimin drastik, shkarkon nga detyra Arben Malajn


               Publikuar në : 16:56 - 05/12/19 M S

Arben Malaj është pezulluar nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi në fjalë është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT