Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“S’kisha guxim, isha i martuar”, Frederik Ndoci rrëfen puthjen me Sesilia Plasarin: U dashurova

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
“S’kisha guxim, isha i martuar”, Frederik Ndoci rrëfen puthjen me Sesilia Plasarin: U dashurova

Andi Bega, unë vdes për të!… Kur u bë pjesë e komedisë së famshme “Edhe kështu, edhe ashtu”, këngëtari aktor, Frederik Ndoci, ishte në kulmin e shkëlqimit të tij. Njësoj siç filmi përcjell, Andi Bega, personazhi që ai luan, ishte më i dashuri, sidomos nga të rinjtë e Shqipërisë së vitit të fundit përpara lirisë, përpara se për vite të tëra filmat të humbisnin shijen dhe të shpërdoronin atë liri që deri dje ishte penguar. Bujar Kapexhiu, regjisori dhe skenaristi i filmit, kishte parashikuar, në fakt, që në vend të dy trëndafilave që shfaqen krejt pa vend në mbyllje të filmit, të realizohej puthja e parë e vërtetë në kinematografinë shqiptare, mes Ndocit dhe Sesilia Plasarit.

Aq i bindur ishte për këtë sa që bëri dubla njëra pas tjetrës që të arrinte në puthjen që donte… Mirëpo, ndërsa putheshin, duket se dy protagonistët nuk e kanë pasur mendjen vetëm te cilësia e imazhit në ekran. Siç nuk është çudi të ndodhë, emocionet e të dyve ishin përfshirë në lojë aq sa çështja mori përmasa të tjera. Se si do të ishte fundi me puthje, këtë nuk e kemi parë, por këngëtari Frederik Ndoci ndan sot për herë të parë me “Panoramën”, kujtimet e asaj kohe që duket se nuk do ta harrojë ndonjëherë, kryesisht sepse u përfshi enmocionalisht ca më shumë se ç’i lejohej…

Si u bëtë pjesë e filmit “Edhe ashtu, edhe kështu”?

Ishte fillimviti 1988 dhe në një takim me Bujar Kapexhiun, pasi më dha një kopje të skenarit artistik, më komunikoi se duhej të bëja kinoprovë për një rol kryesor të një kinokomedie, që kishte shkruar dhe ishte aprovuar nga ministria dhe Kinostudio. Asokohe isha në kulmin personal të shkëlqimit artistik, pas 5 roleve në filma të ndryshëm me shumë reputacion si: “Në çdo stinë”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, ‘Flutura në kabinën time”, “Dasma e shtyrë” dhe “Kur hapen dyert e jetës”, si edhe disa trofeve në skenat e festivaleve dhe aktiviteteve seriale në televizionet e tjerë. Pas pak ditëve bëra kinoprovën dhe shpejt më njoftuan se e kisha fituar. Ishin disa aktorë të tjerë me emër që konkurruan për atë rol të Andi Begës, por fati e solli që të isha unë i përzgjedhuri.

Më pas më njoftuan edhe për personazhet e tjerë që ishin miratuar nga komisioni i kinoprovës. Dhe kështu filloi maratona e xhirimeve, që nga afatgjatësia kohore e qëndrimit në Tiranë (9 muaj, urdhër-shkresë ministrie) duke e bërë më të lehtë edhe aktivizimin pranë televizioni dhe aktiviteteve të tjera ekstra, pasi jo çdo ditë kisha xhirime.

Na tregoni disa nga kujtimet e sheshxhirimit, ato që ne nuk mund të shohim përmes ekranit…

Nga praktika e sheshxhirimit kuptohet që skenat e ndryshme me aktorët e mëdhenj si “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”, profesor Robert Ndrenika, “Artistja e popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti, “Mjeshtri i Madh”, Met Bega dhe miku dhe shoku i universitetit, aktori i madh Agim Bajko si dhe partnerja ime mjaft e talentuar, profesoresha Sesilia Plasari, pa lënë mënjanë artistët Zeliha Sina, Silva Mamoli, Merita Dabulla, Vilson Gjoqaj e të tjerë. Për vetë faktin që kinokomedia në vetvete krijon ilaritet në skenat e ndryshme, janë të pashmangshme edhe momentet gazmore mes nesh, në paskuintë.

Ka pasur ndërprerje xhirimesh prej të qeshurave, veçoni ndonjë moment?

Unë kujtoj kryesisht ato skenat e marrëdhëniet personale me rolin dhe me partnerët që kisha skena direkte. Si me Tinka Kurtin, me Robert Ndrenikën, me Sesilia Plasarin dhe më shumë më Agimin. Gjithashtu, skena në kabinën telefonike me Met Begën dhe familjen e tij groteske në numër është për t’u veçuar.

Mirëpo, është njëra që duhet veçuar më shumë se të tjerat. Në fund të filmit ishte parashikuar një skenë puthjeje mes jush dhe Sesilia Plasarit, e cila është realizuar, por nuk është shfaqur, si ka qenë historia? Vërtet, skenari e kishte një puthje mes meje dhe partneres. Dhe që do ishte, me sa di unë, e para puthje pa truk kineast, por origjinale në kinematografi. Bëmë nja 5-6 muaj prova “me sikur” (në gjuhën e artit dramatik) me Sesilian, që ishte mjaft vajzë mendjehapur për kohën. Unë për vete fillova të ndjej sinqerisht diçka që më drithëronte, te, por nga që isha i martuar me ish-njëshin, me urdhër partie, nuk kisha shumë guxim të mos çaja kokën nga pasojat që do me sillte partia nëse do guxoja…

Për çfarë do donit të guxonit?

Kisha vite që nuk e ndieja veten aq të lumtur, kështu që kërkoja lumturinë e plotë. Mirëpo, t’i lëmë sentimentet, ndjenjat e asokohe, se mos lëndohet ndokush, jo ishte, por zemrat e mia, Marilu, Alisa e Nikolo, që i dua me gjithë shpirt, le të kalojmë të puthja e skenës, qëllimi i kësaj bisede.

Dashuria që po kuptohet, krijoi pengesë apo lirshmëri në atë rast?

Mua, të them të drejtën, me shijoi shumë që në provën e parë, por që na u desh ta përsërisnim pothuajse aq shumë sa nuk mbaj mend sa kohë na mbeste bosh pa e përsëritur. Hahah…ngaqë emocionet aktoriale shpesh përzihen me ato fiziologjike instinktore të qenies njerëzore.

Më këtë pyetje mund të zgjatem pafundësisht sepse më pëlqen shumë, por që vetëm në mënyrë emocionale për vitet që përjetuam ato muaj në sheshxhirim, ku jeta ime ndryshoi përgjithmonë në karakterin artistik të vetëndjerit si artist shumëdimensional. Ndoshta ishte pikërisht defekti që e puthura në fund ishte aq e ndjerë dhe e realizuar mjeshtërisht dhe ekzaltisht, sa kur kaseta u pa nga bllokmenët, u vendos të mos ishte, sepse mjaftonte puthja afër pianos në skenë.

E keni parë variantin me finalen e vërtetë?

Unë e kam një kopje origjinale nga Blloku me atë puthje të famshme që tronditi fëmijët e Bllokut, ndoshta erotikisht dhe seksualisht, dhe iu kujtuan serialet e “elektrik blu” që shiheshin aso kohe nga tv në te komedia “Edhe kështu edhe ashtu” kanalet xxx të fqinjëve në orët e vona. Jo, e vërteta është se ngaqë nuk kisha aq përvojë sa të shtiresha se po luaja rolin, ndërkohë që ndoshta diçka ndjenim me siguri brenda nesh dhe filluan të tërë të demonstrojnë sesi duhet bërë, hahahh. Edhe Met Bega donte me m’demostru sesi. Është e vërtetë se të gjithë dyshonin në ndonjë flirt të mundshëm dhe logjik nga ne të dy dhe donin ta kuptonin medoemos, prandaj sapo mbaronim një dubël me një ose dy minuta gjatësi puthje, ku ngriheshin edhe leshrat e merimangave rrotull, dëgjohej: “Stop!”, “Edhe një dubël!!!”. “Frederik, hiqe more dorën! Mos e lëviz vend e pa vend”. Gjer sa u bëra nervoz dhe u ula të marr veten nga rrahjet e shpeshtuara të zemrës duke iu thënë se me duket se po ju fus në burg, se po më lë zemra?! Të gjithë ia plasën gazit…

Ndërkohë që për ju nuk ishte edhe aq për të qeshur…

Edhe një herë prej fillimi, ne të dy e lexonim në sy që prisnim pas dublit 28, të fshihej dielli dhe të errësohej dhe ekstazia të vazhdonte vazhdimin e saj në ndoshta skena të paparashikuara në skenar. E shikoja partneren e skuqur e tëra dhe imagjinoja veten bojë vjollce, duke mbuluar ndonjë instikt kafshëror që dhëmbët e uritur edhe mund të lënë shenja…Hahahah Harruam për shumë kohë që ishim në socializëm, nën diktaturë, por që na doli gjumi, pas dy tri-javësh kur na njoftuan na dhanë lajmin…

Puthja u hoq?!

Po, edhe ky ishte kulmi ishte që pas tërë atyre orëve xhirimi, vuajtje e frenimeve, pas disa javësh, na komunikohet se nuk u pranua skena, pasi nuk dukeshin shenja të mira dhe kameramanit i kishte shpëtuar mbulesa e ndonjë pamjeje, që është logjike, por jo e mirë për realizmin.. /Panorama

Tags: Frederik NdociguximmartuarputhjenrrefenSesilia PlasarinU dashurova

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Imitoi Mike Tyson duke kafshuar kundërshtarin, por i mungon ‘fati’ (Video)

Imitoi Mike Tyson duke kafshuar kundërshtarin, por i mungon ‘fati’ (Video)

Denoncimi i Bardhit: Rama kërcënoi Kryetarin e Bashkisë Kavajë

Denoncimi i Bardhit: Rama kërcënoi Kryetarin e Bashkisë Kavajë

“Mund të luhej deri në të gdhirë”, Tirana ankohet në FIFA dhe UEFA: Lojtarët u dhunuan

“Mund të luhej deri në të gdhirë”, Tirana ankohet në FIFA dhe UEFA: Lojtarët u dhunuan







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

UPSS! Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur të njëjtin të dashur?
Showbizz

UPSS! Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur të njëjtin të dashur?

by mirseda
12:29 | 18/11/2025
0

Dy nga banoret më të reja të Big Brother VIP Kosova 4, Bia Khalifa dhe Alba Pollozhani,...

IGJEO: Rrezik i shtuar për përmbytje në lumenjtë Drinos e Bistricë. Reagon Presidenti Begaj: Kujdes!

IGJEO: Rrezik i shtuar për përmbytje në lumenjtë Drinos e Bistricë. Reagon Presidenti Begaj: Kujdes!

12:26 | 18/11/2025
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

12:01 | 18/11/2025
PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar

PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar

11:49 | 18/11/2025
Starmer nën presion, deputetët e Labour kundër planeve për azilin në Britani

Starmer nën presion, deputetët e Labour kundër planeve për azilin në Britani

11:19 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com