Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skema/ Si u zhvatën familjarët tek Covid-2 nga Tirja e infermieret (Dokumenti)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Skema/ Si u zhvatën familjarët tek Covid-2 nga Tirja e infermieret (Dokumenti)

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste për 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj.

Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës, hetuesit kanë shpjeguar gjithë skemën e komunikimit mes sanitarës së prangosur javë më parë, Tire Alldervishit dhe personave të tjerë që kanë ndihmuar në “zhvatjen” e familjarëvë të pacientëve të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Prokuroria ka sqaruar se infermieret dhe sanitaret kishin krijuar një “rrjetë” për të fituar të ardhura, duke abuzuar me detyrën.

Të gjitha fijet e korrupsionit brenda në spital, u zbardhën nga mesazhet dhe dëshmia e sanitares Tire, e cila përfundoi e para në pranga pas denoncimit të vajzës së viktimës.

Njoftimi për shtyp i Prokurorisë së Tiranës

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit’ të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin ‘Stop’ të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka ndërruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total është rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilaçet qe kallëzuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhënë asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamasë se saj.

Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bere si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Është ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës se sigurisë ‘arrest ne burg’

Prokuroria pranë gjykatës se shkalles se pare Tirane vijoi te kryeje një hetim te plote dhe te thelluar për te qartësuar nëse ndodheshim para një rasti sporadik apo para një skeme te mirëfillte përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës ne kurriz te te sëmurëve me sëmundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale këdo qe do te rezultonte i implikuar.

Ne vijim te veprimtarisë hetimore u kryen sekuestrime, këqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithë veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermiere apo sanitare ne Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’, kane krijuar një skeme te mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal qe te përfitojnë sa me shume ne kurriz te pacienteve te sëmurë me sëmundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

I përket veprimtarisë se mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjerë te cilët mund te jene te përfshire apo qe kane përfituar ne kurriz te ushtrimit ne mënyre te përkushtuar te detyrës.

Tags: shefqet ndroqiSKANDALTire Alldervishi

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Publikohen datat, ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore

Publikohen datat, ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore

Lajm i mirë për 2-vjeçarin me sëmundje të rëndë

Lajm i mirë për 2-vjeçarin me sëmundje të rëndë

Koalicion me Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet Astrit Patozi

Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com