Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Skavica? Rama: Do ta kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë

5 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skavica? Rama: Do ta kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë

“Skavica do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë”. Kështu deklaroi kryeministri Rama, në një konferencë për mediat me ministren e Energjisë, Belinda Balluku me temë “Ekonomia në fokus”. Kreu i qeverisë tha se sektori i energjisë ka pësuar një transformim rrënjësor që vazhdon me projekte të tjera të mëdha.

Gjatë fjalës së tij, ai nuk la pa “shigjetuar” ish-kryeministrin Sali Berisha, përsa i përket linjës së interkonjeksionit me Kosovën. Rama ka bërë një rezyme të 7 viteve e 2 muaj të punëve të qeverisë së tij në këtë sektor. Ai u shpreh se e gjeti sistemin e energjisë elektrike në vend të degraduar, teksa thotë se sot i është hapur rruga një ndryshimi rrënjësor.

“Me një sistem të degraduar skajshmërisht dhe pas 7 vitesh e 2 muajsh, mund të themi se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e një ndryshimi rrënjësor.

Nuk dua të zgjatem me shtjellimin e të dhënave në këtë fushë kaq të rëndësishme, dua të vë theksin në disa pika kyçe. Ministrja do bëjë shtjellim të plotë.

Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, sapo më në fund kemi vënë në punë linjën me Kosovën.

Një projekt i konsideruar historik nga paraardhësi im, por i kthyer në histori sa të dhimbshme dhe qesharake për vite të tëra nga qeverisjet e mëparshme, dhe më pas i bllokuar nga vetoja e Serbisë, të cilës e hoqi aq më shumë e as më pak Shengeni Rajonal.

Nga ana tjetër besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër projekti Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018. Dhe pastaj me nënshkrimin mes aksionarëve mes operatorëve të Shqipërisë e Kosovës për shpërndarjen, ç’ka përbën etapë të re për sektorin.

Jemi në proces të zgjerimit të tregut, dhe bashkimin me Italinë e Malin e Zi. Duke parë se tregjet e energjisë po zhvillohen edhe më shumë, mund të flasim për rrjetin tonë për një arritje në uljen e humbjeve, pastaj edhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tanimë janë kthyer në normë që nuk e diskuton më askush.

Dua të prek edhe një pikë tjetër të rëndësishme, që është zhvillimi i madh strategjik që është tanimë është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA për Skavicën, që do krijojë mundësi që mos çojë më dëm asnjë pikë ujë të destinuar për energji, dhe do e kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë, por edhe mundësi të kursejmë për shkak të mundësisë për rezerva. Mos i drejtohemi tregut nga krizat e thatësirave”, përfundoi Rama.

Tags: belinda ballukuenergjiarama

TË LIDHURA

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj
Aktualitet

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali
Politikë

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

17:18 | 13/11/2025
Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?
Politikë

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

17:03 | 13/11/2025
Next Post
BE bie në Ballkan

Presidenca është e namun, 1 vakëf që ua ha të gjithëve trurin e ikin nga mendtë

Varianti i ri i virusit, shkencëtarët zbulojnë kur e kanë pikasur në fillim

Varianti i ri i virusit, shkencëtarët zbulojnë kur e kanë pikasur në fillim

Ojmjakon, shkolla që mbyllet vetëm kur temperaturat bien nën -52° Celsius

Ojmjakon, shkolla që mbyllet vetëm kur temperaturat bien nën -52° Celsius







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Dy ministra dorëhiqen; Zelensky kërkohet të veprojë për skandalin 100 mln $
Bota

Dy ministra dorëhiqen; Zelensky kërkohet të veprojë për skandalin 100 mln $

by mirseda
19:14 | 13/11/2025
0

Kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi të enjten një telefonatë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i kërkuar...

Netanyahu: Marrëdhënia me Saraa-n varet nga situata në Siri dhe mbrojtja e druzëve

Netanyahu: Marrëdhënia me Saraa-n varet nga situata në Siri dhe mbrojtja e druzëve

18:38 | 13/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

17:18 | 13/11/2025
Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

17:03 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com