Një video e cila bëri xhiron e rrjetit, u bë shkak që një i ri të vihej në pranga, pasi lëpiu produktet në supermarket. Ai kishte filmuar veten duke lëpirë produktet e një supermarketi në SHBA. “Kush ka frikë nga koronavirusi?”, shprehej i riu në video.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=BkYigE29ec4&feature=emb_title
Policia ka nxjerrë një njoftim se pas pamjeve filmike, është vënë menjëherë në veprim, duke bërë të mundur prangosjen e të riut. Pas marrjes së një sërë ankesave, policia shprehet se do të veprohet sipas ligjit.
“Një banor që publikoi një video të tij duke lëpirë mallrat, dhe e postoi në rrjetet sociale, është arrestuar. Kjo video ka marrë një vëmendje ndërkombëtare, dhe ne kemi marrë raportime të shumta në lidhje me videon nga vendasit, si dhe njerëz nga Hollanda, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Ne i marrim këto ankesa shumë seriozisht, dhe dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ata që raportuan videon, në mënyrë që çështja të mund të adresohej”, shkruhej në njoftimin e policisë.