Zbardhet dëshmia e ushtarakut të ngarkuar për ruajtjen e depos, pas zbulimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman.
Gjatë dëshmisë së tij, ushtaraku pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.
“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, mësohet të ketë thënë ai. Lidhur me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë.
Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërsa kanë akuzuar se ata po trajtohen si kriminelë.
“Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët.
Dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake.