AA-Instant

Arratisje apo një sherr banal, e vërteta e ngjarjes ku bazohet filmi “Dueli i heshtur”

               Publikuar në : 12:01 - 12/01/19 S.N

Spiro Kote u arrestua mbrëmjen e 1 qershorit 1947, për një vrasje të trefishtë. Gjashtë ditë më vonë marinari 20-vjeçar u lirua me urdhrin e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, për t’u shpallur “Hero i Popullit”. Varianti zyrtar është se ai u mashtrua nga 3 persona, për t’u arratisur me motovedetë drejt Italisë. Kur kuptoi synimet e tyre, Kote i vrau me automatik, dhe u rikthye me vështirësi në Durrës.

Por dëshmia e tij u vu në dyshim. Aktorët protagonistë të filmit, nuk mundën të marrin prej tij asnjë detaj. Ndërsa më vonë, drejtuesi i portit, u kishte thënë disa njerëzve të afërm, se marinarët ishin zënë dhe vrarë me njeri-tjetrin për motive banale, dhe se Kote kishte vrarë vetëm njërin prej tyre.

Në premierën e filmit në Durrës, aktori Reshat Arbana, kujton takimin me një person që thoshte se i kishte mbijetuar asaj ngjarje, e cila sipas tij ishte shtrembëruar. Por disa e besojnë variantin e arratisë, dhe e lidhin atë ngjarje me Incidentin e Korfuzit në vjeshtën e një viti më parë, ku shpërthimi i disa minave në kanal, shkaktoi vdekjen e 44 marinarëve britanikë.

Hipoteza është se arratia e dështuar e 3 shqiptarëve, ishte organizuar nga britanikët, të cilët do t’i përdornin në gjyqin e Hagës për të dëshmuar kundër Shqipërisë.

Kthehu