KLGJ do vendosë sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.
Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social TikTok.
Pak më herët, vetë ajo ka thënë për mediat se videot janë një sulm, për t’i prishur imazhin. Lidhur me rastin reagoi ashpër edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se këto janë shfaqje të pakomentueshme, dhe se i ka kërkuar KLGJ që në 2019 verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Gjonaj kërkoi edhe hetim të thelluar të pasurisë së Enkeleda Kapedanit.