E enjte, 19 Maj, 2022
17.5 C
Tirana

“Amerikanëve s’u ha qoshja për ne”/Baton Haxhiu përplaset me ish-ambasadorin

Analisti Baton Haxhiu dhe ish-ambasadori i Shqipërisë, Agim Nesho, kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë. Teksa kanë komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim, më tej debati ka kaluar në personale. Baton Haxhiu u shpreh se marrëdhënia është me institucionet. Sipas tij, ajo që ka shkruar Nesho dhe ajo që thotë në studio, tregojnë dy realitete krejt të ndryshme.

Debati

Baton Haxhiu: Fryma e asaj që po ndodh është rrjedhojë e diskursit që ka krijuar komunitetit ndërkombëtar ndaj presidentit Meta.

Agim Nesho: Kush?

Baton Haxhiu: Nuk ka më të madh në këtë vend ku jam sesa ambasadorja amerikane.

Agim Nesho: Do të na futësh në konflikt me ambasadoren.

Baton Haxhiu: Po e dëgjove me vëmendje, ajo tha popullit amerikan. Popullit amerikan nuk i ha qoshja. Marrëdhënia është me institucionet. Ata përfaqësojnë popullin, dhe me vende e institucione. Jo me mua, as me ty. Ajo që ke shkruar dhe ajo që thua në studio janë dy Nesho. Nuk më rrinë. Nesho i librit dhe ai në studio nuk më rrinë.

Agim Nesho: Ka mendimin e tij. Më bëri reklamë për librat, se nuk i blen njeri. Le të shkojnë t’i blejnë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...