E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Aksion blic në Tiranë/ Zbulohet laboratori i drogës (VIDEO)

Policia e Tiranës, si rezultat e një punë disa mujore ka zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti”, në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve. Ata janë: E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

Burime zyrtare të policisë njoftojnë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.

Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona.

Sekuestrohen pajisjet e montuara në banesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...