Aktorja Rudina Dembacaj humbi para disa javësh të atin. Dhimbjen e ka demostruar me anë të statuseve të shpeshta në rrjetet sociale.
Moderatorja zgjedh që përmes disa fjalëve të zemrës, ta ndajë edhe pse virtualisht dhimbjen e madhe me të gjithë.
Babai i aktores vuante prej disa kohësh nga një sëmundje, të cilën nuk ka mundur ta përballojë.
Ajo ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për të atin e ndjerë: “Dmth…unë nuk do të prek më? Nuk do të puth më? Nuk do të qesh më, me humorin tënd? Skandal ba, skandal”.
Këto fjalë prekëse, Rudina i ka shoqëruar me një foto në prehër të babait të saj.