Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri, të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.
Tashmë ka nisur riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare, të bllokuar në kampin Al Hol të Sirisë.
Lajmi është dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, sipas të cilës, gjatë ditës së sotme janë nxjerrë nga kampi katër fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuara, të cilët do të trajtohen nga mjekët dhe më pas do të nisen drejt Shqipërisë.
“Nën udhëzimet e Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, po bëhet i mundur transferimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Hasekeh të Sirisë. Ata janë shoqëruar fillimisht për në Damask, dhe më pas do të bëhet transferimi për në Shqipëri“, shkruan Gjysmëhëna e Kuqe Siriane në Facebook.