Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për operacionin në Siri për kthimin e fëmijëve dhe qytetarëve shqiptarë në atdhe.
Rama thotë se ata do të rikthehen nesër në Shqipëri teksa do të hapet dhe faza e dytë për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë.
”Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë. Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër.’’, shkruan Rama në Facebook.
Sot Gjysmëhëna e Kuqe siriane sot dha lajmin me anë të një video se ka filluar opearcioni humanitar për të kthyer në Shqipëri me kërkesë të qeverisë fëmijët shqiptarë dhe familjarët.