Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë pranë ISHP, Dr. Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar Covid duhet të vaksinohen.
Bino tha se personat që e kanë kaluar Covid nuk kanë imunitet dhe e vetmja e dhënë që është evidentuar është fakti që nuk kemi raste riinfektimesh vetëm brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid.
“Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”, u shpreh Bino.