Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh në përmbysjen e Carit të fundit të Rusisë. Ai do të njihej me pseudonimin e tij Lenin.

Në moshë të re, Lenini ishte një student i shkëlqyer, shumë sarkastik, djallëzor dhe shumë aktiv. Fëmijëria e tij nuk u ndikua nga varfëria. Në dallim nga shumica e popullsisë ruse, ai pati një jetë shumë komode si anëtar i një familje të shtresës së mesme.

Por ajo jetë e qetë familjare nuk do të zgjaste shumë. Më 1 mars 1887, policia ruse parandaloi  një atentat ndaj carit Aleksandri III. Tre anëtarë të rinj të vetëshpallur si pjesëtarë të“krahut terrorist”të organizatës Vullneti i Popullit (Narodnaya Volya), planifikuan të vrasin Aleksandrin III, babai i Nikollës II.

Fatmirësisht, Cari falë përvojës por edhe sjelljes së dyshimtë të terroristëve, lajmëroi në kohë policinë që pengoi atentatin. Një nga 3 atentatorët e arrestuar ishte Aleksandër Uljanov, vëllai i madh i Vladimirit. Gjatë arrestimit, Aleksandër nuk i mohoi akuzat.

“Unë u përpoqa që ta vras ​​Carin. Përpjekja dështoi dhe kjo është gjithçka që kam për të thënë”-tha ai. Nëna e Aleksandrit, Maria Uljanov, iu lut djalit të saj që të kërkonte mëshirën e Carit. Ai refuzoi, duke deklaruar se prioritet për të ishte lëvizja revolucionare. Gjatë gjyqit ndaj tij, Aleksandri tha:“Qëllimi im ishte të ndihmoja në çlirimin e popullit të palumtur rus. Nën një sistem që nuk lejon lirinë e shprehjes dhe që shkatërron çdo përpjekje për t`u punuar, për mirëqenien dhe iluminimin e tyre me mjete ligjore, i vetmi instrument që mbetet është terrori.

Ne nuk mund ta luftojmë këtë regjim në një betejë të hapur, pasi ai ka pozita të forta dhe ka një ushtri të fortë. Prandaj, çdo individ i ndjeshëm ndaj padrejtësive, duhet të përdorë terrorin. Terrori është përgjigjja jonë ndaj dhunës së shtetit. Ajo është e vetmja mënyrë për të detyruar një regjim despotik që t’i japë njerëzve lirinë politike”.

Në fund, Aleksander Uljanov u dënua me vdekje, përmes varjes në litar. Komuniteti i vogël në Simbirsk, mësoi për komplotin dhe më pas i dëboi Uljanovët. Nëna e tij nuk ishte në gjendje që të gjente një karrocë për të shkuar në vendin e ekzekutimit dhe u detyrua të ecte në këmbë, një ngjarje që Vladimiri nuk do ta harronte kurrë.

Kur nëna e tij arriti para stërkëmbëshit, ajo nisi t’i përsërite të birit “Ki kurajo!”. Maria Uljanov eci përkrah djalit të saj derisa rreth trupittë tij u vendos laku prej litari. Për Leninin 16-vjeçar, ajo do të ishte ngjarja që do ta drejtonte atë drejt rrugës së revolucionit.

Ai hoqi dorë nga besimi ortodoks dhe iu përkushtua studimit të Karl Marksit. Siç vërejti më vonë vëllai i tij i vogël Dimitri, Leniniu bë “i zymtë, i rreptë, i mbyllur në vetvete, shumë i përqendruar”.E vërteta ishte se Lenini përjetoi një ndjenjë të forta faji.

Edhe pse ai e adhuronte vëllanë e tij më të madh, ata kishin gjithashtu një marrëdhënie të tensionuar. Aleksandrit nuk i pëlqente arroganca dhe vrazhdësia që Vladimiri shfaqte shpesh ndaj nënës së tyre. Një herë kur dy djemtë e saj po luanin shah, Maria i kujtoi Vladimirit diçka që i kishte kërkuar të bënte.

Vladimir u përgjigj me vrazhdësi dhe nuk lëvizi nga vendi. Maria këmbënguli dhe Vladimir u bë edhe më nevrik. Në atë moment, Aleksandri tha me qetësi:Shko dhe bëj atë që të kërkon mamaja, ose nuk do të luaj më me ty!”.

Kur mësoi për ekzekutimin e vëllait të tij, Vladimir thuhet se tha se do t’i bënte që të gjithë ta paguanin një ditë. Ai do ta kalonte gjithë jetën e tij me një ndjenjë të re qëllimi, duke u zhytur në politikën revolucionare. Aleksandër Kerenski, kreu i qeverisë së përkohshme para se të rrëzohej nga Lenini dhe Bolshevikët, shkroi se sa me ndikim duhet të ketë qenë ekzekutimi.

“Ekzekutimi i një vëllai të tillë si Aleksandër Uljanov, ishte i sigurt se do të kishte një rezultat psikologjik dërrmues dhe shkatërrues për çdo mendje normale”-shprehej Kerenski. Në fakt ajo ngjarje pati një ndikim të madh tek Vladimiri. Me një entuziazëm të madh, ai do të studionte Karl Marksin, dhe do të ëndërronte një utopi Komuniste.

Vladimir ndoqi hapat e të vëllait, por me një sukses të paimagjinueshëm dhe të jashtëzakonshëm. Ndryshe nga Aleksandri, Vladimiri do të përmbushte ëndrrën revolucionare, dhe do t’i jepte fund dinastisë së fuqishme Romanov. Është diçka fenomenale sesi ekzekutimi i një vëllai, do të ndizte më vonë një revolucion që do të sillte rrëzimin e Rusisë Perandorake.

Burimi i lajmit: https://medium.com/history-of-yesterday/how-a-brothers-death-fueled-a-revolution-147548057333

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: revolucionvdekjavëllai

TË LIDHURA

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre
Bota

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë
Bota

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

18:14 | 04/12/2025
Next Post
Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Publikohet harta e Covid-19: Ja zonat e kuqe në Shqipëri

E trishtë/ Pas 18-vjeçarit, ndërron jetë edhe babai i tij infektuar me Covid-19

U hodh nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekja rrëfen telefonatën e fundit me pacientin me C*VID-19

Fluks pacientësh te “Shefqet Ndroqi”, të sëmurët presin 2 orë në autoambulanca







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…
Politikë

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

by mirseda
13:50 | 05/12/2025
0

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të...

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

13:14 | 05/12/2025
Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

12:28 | 05/12/2025
Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

12:18 | 05/12/2025
Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

12:16 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com